• |
ide | kryesore

Nicole Scherzinger përshëndetje për shqiptarët (Video)

Paparazzi, Slider
nicole-scherzinger-2014-wallpaper-3.jpg



Mund ta keni vënë re nëpërmjet Instagramit se blogerja Armina Mevlani, si çdo vit në këtë periudhë të, udhëton sa në SHBA, Londër, Milano apo Paris ku mbahen edhe eventet më të rëndësishme të modës. Këtë herë, blogerja shqiptare ka qenë në zemër të Francës pasi ka qenë e ftuar në disa prej pasarelave ku shtëpi të ndryshme të modës lançojnë koleksionin e ri.

Dhe gjejni pak se kë ka takuar Armina. Një nga personazhet më të famshëm, një multi-talent si Nicole Scherzinger e cila është këngëtare, aktore, kërcimtare por edhe një figurë e dashur e televizionit. “Jam këtu me Nicol” – thotë Armina ndërkohë që kjo e fundit ia kthen: “Hej, përshëndetje Shqipëri!”, në videon që blogerja shqiptare ka hedhur në Instastory.

A mund t’i ndodhte më bukur se kaq Arminës? Jo vetëm të shijonte javën e modës në Paris por të krijonte kontakte edhe me Nicol Scherzinger. Ky po që është fat!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *