• |
ide | kryesore

Zhdukja e mistershme e aktores maqedonase në SHBA

Paparazzi, Slider



Quhet Adea Shabani aspirantja për aktore nga Maqedonia, e cila është zhdukur në mënyrë të mistershme në Los Angeles.

Rasti i 25-vjeçares shqiptare ka mobilizuar autoritetet dhe qytetarët atje, të cilët po ndërmarrin një fushatë për gjetjen e vajzës.

E reja u zhduk pa lënë gjurmë një javë më parë, diçka që sipas familjareve dhe miqve të saj është e pazakontë.

Shabani u largua nga Maqedonia 2 vjet më parë për të studiuar aktrim në Los Angeles. Shqetësimet u ngritën pasi vajza mungoi në një leksion të rëndësishëm në akademinë e aktrimit Stella Adler.

Dyshime ngjalli edhe mungesa e postimeve në rrjetet sociale, ku zakonisht ishte shumë aktive. Mesazhi i fundit i dërguar prej saj fliste për qirinj të kuq, por nuk ofroheshin të dhëna mbi vendndodhjen.

Miqtë e 25-vjeçares po shpërndajnë postera të Adeas, e kanë kërkuar ndihmë edhe përmes rrjeteve sociale. Për herë të fundit, ajo u pa në Wilcox Avenue në Hollivud e datën 23 shkurt. Nëna e vajzës që udhëtoi nga Maqedonia drejt Los Angelesit në përpjekjen për gjetjen e të bijës ka punësuar një hetues privat për rastin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *