• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ “Lëvizja 5 yjet” triumfon në Itali, Berlusconi dhe Renzi…

Lajme, Të fundit



Lëvizja “5 yje” triumfon në zgjedhjet e mbajtura në Itali këtë të diel. Sipas Exit Poll të publikuar pak çaste më parë kjo lëvizje del parti e parë me gati 30% të votave. Në vend të dytë koalicioni i qendrës së djathtë të Silvio Berluskonit ndërsa e majta e Mateo Renzit në vend të tretë.

Sipas këtyre Exit Poll koalicioni i qendrës së djathtë merr 33-36%.
Koalicioni i qendrës së majtë shkon nga 25,5 deri në 28,5% të votave.
Lëvizja me “5 yje” që garonte e vetme merr 29,5 deri në 32,5% të votave duke u renditur forcë e parë.
Në vend të katërt LeU me 3 deri në 5%. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Ne fakt zgjedhjet i fiton koalicioni i djathte. Duke marre ne konsiderate edhe bonusin qe merr koaliconi fitues eshte shume afer mazhorances absolute. Ne senat i mungoj e vetem 7 senatore per te marre mazhorancen absolute. 5 Yjet eahte e para si parti. Keto jane te dhenat e deritanishme. 5 yjet ne veri qe ka 1/2 e votuesve jane nen 20%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *