• |
ide | kryesore

Sot Sharon Stone plot 60-vjeç

Paparazzi, Slider



Ylli ka lindur në Medvill, një vend i vogël në zemër të Pensilvanisë dhe është vajzë e dy prindërve irlandezë.
Karrierën si aktore e nisi me një rol të vogël në filmin e regjisorit në “Stardust Memories” në 1980-n.
Pas shumë sukseseve në kinematografi, Sharon Stone klasifikohet nga revista “People” si një ndër 50 gratë më joshëse të planetit, ndërkohë që regjisori Martin Scorsese i beson një rol kyç në filmin “Casino” (1996), përkrah Robert De Niro. Për këtë film ajo fitoi “Golden Globe”-in e saj të dytë.
Pas disa lidhjeve dashurie dhe dy divorceve në jetën e saj, Sharon aktualisht është e martuar me sipërmarrësin italian Angelo Boffa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *