• |
ide | kryesore

U plagos nga shpërthimi, rrëfehet Gentian Hoxha: Më plasi një pako që mora teksa po e hapja

Lajme, Të fundit

Gjykata i ka komunikuar ditën e djeshme në Spitalin e Traumës Gentian Hoxhës masën e “arrestit me burg”, pas shpërthimit të një lënde plasëse në dyqanin e tij të celularëve.  Gjykata vendosi ta lërë në burg Hoxhën më kërkesë të Prokurorisë, pasi dyshohet se ai prodhonte bomba artizanale. Megjithatë, Hoxha ka mohuar këtë dyshim të Prokurorisë.


Ai ka thënë ditën e djeshme se ka marrë një pako në dyqan, e cila ka shpërthyer teksa po e hapte. Megjithatë, ky version nuk është aspak bindës për Policinë dhe Prokurorinë. Kjo e fundit, ka gjetur materiale komprometuese në servisin e celularëve të Gentian Hoxhës. Ndaj dyshon se 34-vjeçari ka qenë duke prodhuar një bombë në momentin kur ajo ka shpërthyer.


Sipas hetimeve, eksplozivi ka shpërthyer nga pakujdesia, e në këtë mënyrë, 34-vjeçari Gentian Hoxha mbeti i plagosur rëndë. Ambienti, ku ndodhi shpërthimi, dyshohet se përdorej nga i plagosuri Hoxha për montimin e minave me celularë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët konstatuan kapsolla, fitil zjarrpërcjellës dhe pluhur tritoli. Këto kanë qenë prova të mjaftueshme për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse që shkaktoi shpërthimin, por edhe për të ngritur akuzën ndaj 34-vjeçarit.

1 Comment

  1. Gjynah, paska qene i pafajshem. Nuk ka ndonje gazetar apo artikull te gazetes tuaj ti dali ne mbrojtje ketij fakiri !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu