• |
ide | kryesore

Shpërthimi tragjik në pronën e deputetit të PS në Lushnjë, SPAK dërgon në GJKKO kërkesën për rivlerësimin e masave

Lajme, Të fundit
SPAK



Pas kalimit për kompetencë tek SPAK i dosjes hetimore për shpërthimin me pasoja të rënda në biznesin e deputetit Bujar Çela, këtë të hënë Prokuroria e Posaçme ka çuar në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që ka caktuar Gjykata e Fierit.

Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet. Prokuroria e Fierit pretendoi se ka elementë të veprës penale edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpallën moskompetencën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *