• |
ide | kryesore

Shpërthimi në Lushnje/ Nisin hetimet për tri vepra penale, rrezikon deputeti i PS-së

Lajme, Të fundit



Disa ditë pas shpërthimit që u regjistrua në Lushnjë ku humbën jetën babë e bir policia ka referuar në Prokurorinë e Fieri materialet për ngjarjen. Mësohet se referimi është bërë për tre vepra penale, ndërtim i paligjshëm pasi objekti ka devijuar nga leja, shkatërrim prone nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Më tej mësohet se nuk ka ende persona që janë marrë nën hetim.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasditen e 1 marsit, ku të vdekur mbetën babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha. Pas shpërthimit babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.

Nga shpërthimi pati edhe të plagosur, ku tre prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në spital, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela. Sokol Lumi dhe Bujar Çela, ndodhen nën kujdesin e mjekeve në spitalin e Traumës, ndërsa në Lushnje ndodhet i plagosuri tjetër. Ndërkohë kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa tha për mediat se është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi.



3 Comments

  1. Nuk ka munsi te ndodh ni fatkeqsi ne vend ose skandal koruptiv te mos jete ni hajdut nga ripjerdhja,kan tere pushtetin si ne komunizem me enverin.!

  2. Zoteri i ores 15.21. Mos te te vije cudi. Sot shqiperia eshte kthyer ne nje ciflik te PS., prandaj

    cdo gje e keqe qe ndodd nuk ka se si te mos jene te perfshire , ata bejne ndertimet e

    paligjshme se te tjeret futen ne burg edhe per nje kotec pulash, ata bejen korrupsionin,

    vjedhjet , trafikun e droges e te qenieve njerzore, patronazhimin e spiunimin e njerzve te

    pafajshem. Rilindja arriti per fat te keq qe nje aset kombetar si PS ta ktheje ne nje bande

    plackitese, ne nje organizate qe punon dite e nate nonstop per te keqen e pjeses tjeter

    te popullit shqiptar. Sot te mos jesh me PS i ke te gjitha rruget e mbylluara per vecse te

    ikesh jashte. fatkeqesish sot PS dhe rilindja ka zevendesuar pushtruesit shekullor te Shqiperise

    por eshte edhe me e keqe se ata, me e pameshirshme se ata dhe me kobzeze per fatet e

    Shqiperise se ata.

    1. Rrezikon deputeti, cfare thoni. Ai duhet te mare nga ditet tona (se nga parate dhe pronat tona e ka merak vete ai).Turp cfare shoqerie bastarte jemi, si nuk shkroi nje media per familjen dhe viktimat, por te gjitha per gjendjen shendetsore te deputet mu.it. Po per te plagosurit e tjere dini gje si jane?, shkroi media e pacipe?. Pse duhet bashkia (qytetaret) te paguajne demet e shperthimit apo s’ka deputeti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *