• |
ide | kryesore

Bebe Rexha thyen rekord, renditet e dyta në “SHBA”

Paparazzi, Slider



Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha renditet këtë javë në vendin e dytë të këngëve më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u bërë kështu shqiptarja e parë që arrin majat e klasifikimit të Billboard Charts.

Me hitin “Meant to Be’ në bashkëpunim me grupin e muzikës Country Florida Gerogia Line, Bebe Rexha ka lënë pas Ed Sheeran, The Weeknd apo Camilla Cabello. Në vendin e parë vazhdon të renditet Drake me God’s Plan që nuk lëkundet nga kryesimi i kësaj liste prej disa javësh.

 

Vlen për tu theksuar se Meant To Be e cila prej 16 javësh ndodhet në vendin e parë te “Hot Country Charts” është shkruar nga Bebe Rexha për albumin e saj All Your Fault dhe ka kapur majat e shitjeve në Australi, Zelandë e Re, Britani e Madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *