• |
ide | kryesore

Heidi Klum prezanton të dashurin 16-vjet më të ri se veten

Paparazzi, Slider



Të gjithë e mbajmë mend ikonën e bukurisë gjermane, Heidi Klum. Gjithmonë e komentuar për jetën e saj private, ajo tashmë ka dikë në jetën e saj dhe nuk ka frikë të tregojë se sa e lumtur është.

44-vjeçarja është në një lidhje me kitaristin e ‘Tokio Hotel’, Tom Kaulitz. Ata kanë 16 vite diferencë, por kjo nuk e zbeh dashurinë ndaj njeri- tjetrit.Pak ditë më parë, modelja dhe 28-vjeçari janë parë së bashku në një festë, dukeshin të lumtur në krahët e njeri- tjetrit. Heidi Klum si asnjëherë më parë u tregua e gatshme të jepte edhe një puthje në publik të dashurit të saj.Puthje e përqafime, kështu u shkrepën edhe fotot nga paparacët. Çifti prej kohësh jetojnë së bashku në vilën e re të modeles në West Hollywood.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *