• |
ide | kryesore

Ndarjet më të bujshme të yjeve të “Hollywood”

Paparazzi, Slider



Ndodh shpesh që personazhet e famshëm të lidhen dhe të ndahen me njëri-tjetrin, dhe ndarja e tyre të bëjë shumë bujë. Edhe pse mund të jenë të pasur dhe të famshëm edhe ata i vuajnë ndarjet, sidomos kur bëhet fjalë për ndarje të vështira si këto të mëposhtmet. Këta janë disa prej çifteve që kanë pasur ndarjet më shokuese në Hollywood:

1

Katy Perry dhe Russell Brand
Ata qëndruan të martuar për 14 muaj, kur papritur shpallën divorcin në vitin 2012. Por mënyra se si Brand e la Katy-n u mor vesh vetëm një vit më vonë. Katy tregoi për Vogue: “Ai është një njeri i zgjuar dhe unë e doja shumë kur u martuam. Por le të themi se nuk kam dëgjuar më për të, që prej momentit që më nisi një mesazh, ku më njoftoi se donte të divorcohej”.

2

Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin
Ata kanë qenë të lidhur për më shumë se 5 vjet, në vitin 1994 ai e la Jennifer duke i nisur me postë një letër me 6 faqe. Por vetëm tre vite më vonë Sylvester u martua me Jennifer dhe prej asaj kohe nuk janë ndarë më.

 

3

Charlize Theron dhe Sean Penn 
Charlize e la Sean në një mënyrë aspak të bukur. Ajo filloi mos t`ju përgjigjej telefonatave dhe mesazheve të tij, deri sa ai e kuptoi. Charlize nuk pranoi publikisht ta kishte bërë këtë gjë, kurse Sean nuk komentoi fare lidhur me këtë temë.

4

Taylor Swift dhe Joe Jonas
Joe e la këngëtaren vetëm me një telefonatë. Swift është shprehur pubikisht për këtë temë dhe ka konfirmuar se ajo telefonatë ka zgjatur vetëm 27 sekonda.

5

Kris Humphries dhe Kim Kardashian
Pas 72 ditësh martesë Kim kërkoi të divorcohej dhe Kris këtë gjë e mori vesh nga lajmet në TMZ.

6

Adam Levine dhe Nina Agdal
Pasi u nda nga modelja e Vitoria`s Secret Behati Prinsloo, Adam filloi romancën me një tjetër ëngjëll të Victoia-s, me Nina Agdal. Por pasi u ribashkua me Behati-n dhe i propozoi asaj martesë, këngëtari e la Agdal vetëm me një mesazh



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *