• |
ide | kryesore

Rusi/ Mijëra persona në protestë pas zjarrit vdekjeprurës në Siberi

Planet



Mijëra persona kanë protestuar në rrugët e qytetit siberian, Kemerovo, duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë rajonale, pas zjarrit që la të vdekur 64 persona një një qendër tregtare gjatë fundjavës.

Vladimir Putin premtoi se do të ndëshkojë fajtorët.

Protestuesit kanë mbajtur sloganet, “Korrupsioni vret! Dorëheqje!” dhe “Tregoni të vërtetën!”, ndërsa të tjerët kanë pyetur për numrin e saktë të të vdekurve në ngjarjen e 25 marsit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka fajësuar “neglizhencën kriminale dhe pakujdesinë” për këtë ndodhi.

Ndërsa dhuroi lule në një vend spontan për t’i përkujtuar viktimat, Putin tha se humbja e këtyre njerëzve nuk krahasohet me ata që i humbin të dashurit në lufta apo në fatkeqësi me mina.

Hetuesit rusë kanë arritur në përfundim se ka pasur “shkelje evidente” të rregullave të sigurisë në qendrën tregtare, sikurse bllokimi i dyerve emergjente. Këto kanë rritur numrin e viktimave në Kemerovo që gjendet rreth 3,000 kilometra në lindje të Moskës.

Komiteti hetues ka thënë se shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *