• |
ide | kryesore

Berisha: Avionët ushtarakë në Preshevë skenar konflikti nga Beogradi (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Sali Berisha i sheh si terror hakmarrës primitiv të Beogradit fluturimet e avionëve ushtarakë serbë mbi Luginën e Preshevës ditën e sotme.

Ai e quan këtë një skenar konflikti të shpalosur nga presidenti i Serbisë, Alkesandër Vuçiç.

Për më tepër Berisha deklaron se stërvitja ajrore me fluturime të ulëta e avionëve ushtarakë shkel marrëveshjen e NATO-s me Beogradin për Luginën e Preshevës.

POSTIMI I SALI BERISHËS: 
Terror hakmarrës primitiv i Beogradit ndaj shqiptarëve të Preshevës për arrestimin e provokatorit Gjuriç!
Të dashur miq, në një përpjekje të hapur konflikti Presidenti i Serbisë, pas provokacionit të ulët, dërgimit ilegal në Mitrovicë të ultranacionalistit Gjuriç dhe arrestimit të ligjshëm të këtij vagabondi politik nga policia e Kosovës, shpalosi sot skenarin e konfliktit në Preshevë.

Në një akt terrorizimi të popullatës civile shqiptare të Luginës së Preshevës, ai zhvilloi stërvitje ajrore me fluturime të ulëta të avionëve ushtarakë, duke shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjen e NATO-s me Beogradin për Luginën e Preshevës.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrori të vërtetë të Beogradit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me synime të qarta destabilizuese, u bëj thirrje shqiptarëve të Preshevës të qëndrojnë të palëkundur në votrat e tyre pavarësisht nga provokacionet e turpshme të Beogradit, që pashmangshëm do të kenë fatin e të gjitha akteve të tyre të verbta, ultranacionaliste të mëparshme!
Shikoni videon e aktit banditesk të terrorit serb. sb



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *