• |
ide | kryesore

Edhe Mali i Zi dëbon një diplomat rus

Lajme, Të fundit



Edhe Mali i Zi i bashkohet vendeve që dëbuan diplomatë rusë pas helmimit të agjentit Skripal. Qeveria në Podgoricë ka njoftuar se ka shpallur ‘non grata’ konsullin e nderit të Federatës Ruse në Malin e Zi.

Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim për ta shpallur një përfaqësues diplomatik të akredituar në ambasadën e Federatës Ruse për persona non grata dhe ta tërheqë pajtueshmërinë për të vepruar konsullit të nderit të Federatës Ruse në Mal të Zi. Për masat është informuar ambasada e Federatës Ruse në Podgoricë me afat prej shtatë ditësh që përfaqësuesi diplomatik të largohet nga Mali i Zi”, njoftoi qeveria e Malit të Zi.

Duket se pas anëtarësimit në NATO, Mali i Zi po ndjek totalisht politikë të njëjtë me vendet e alenacës së atlantikut të veriut, ndonëse prezenca ruse në ekonominë e këtij shteti është goxha e madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *