• |
ide | kryesore

Presidenti serb: I dhashë ultimatum Kosovës për Gjuriç, ata u tërhoqën menjëherë 

Lajme, Të fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se u kishte thënë autoriteteve në Prishtinë që kanë afat deri në orën 19:30 për ta liruar drejtorin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Kosovës, Marko Gjuriç. Vuçiç u shpreh se pas paralajëmrimit, Kosova e liroi Gjuric 10 minuta para orarit të përcaktuar.


Sipas mediave serbe, i pyetur për garancitë që Forcat Speciale nuk do të hyjë më në veri, Vuçiç ka thënë: “Ne nuk kemi më asnjë garanci, përveç vetes sonë”. 


Presidenti serb theksoi se objektivi politik i shqiptarëve të Kosovës është për të marrë veriun, siç ka thënë “për tua marrë serbëve ‘kartën e fundit’ nga duart për çfarëdo kompromisi për Kosovën”. 

Shefi i të ashtëquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u arrestua dy ditë më parë në Mitrovicën e veriut, pasi kishte kaluar kufirin pa lejen e autoriteteve kosovare. Forcat Speciale kosovare u futën në takimin që serbët e veriut të Kosovës po mbanin me Gjuriç dhe e arrestuan këtë të fundit, për t’a transportuar më pas në Prishtinë. Aty, Gjuriç u mor në pyetje për disa minuta dhe më pas u dërgua në Serbi. Të nesërmen, Gjuriç iu tha gazetarëve se ishte keqtrajtuar nga policët kosovarë.

©LAPSI.AL 

1 Comment

  1. Cfare fantazie ka shkau. E dine edhe vete qe i poshteruam ate dite, dhe prape mashtrojne veten. I kishe dhene edhe ROSU(Policise speciale te Kosoves) ultimatum qe te mos te shkelte veriun por ….. Ju keni frike nga nje njesi policie speciale, imagjino sa do tmerroheni kur te krijohet ushtria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu