• |
ide | kryesore

Foto/ Ky është 54-vjeçari i zhdukur në Fier, dëshmitë: E pamë të hidhej në lumë, bërtiste

Lajme, Të fundit



Nazmi Goxhaj prej 9 ditësh rezulton i humbur, ndërsa familjarët të dëshpëruar kërkojnë ndihmë për të gjetur trupin e tij. Djali i 54-vjeçarit në një prononcim për ‘News24’ tregoi se kishin humbur kontaktin me babain e tyre në datë 22 mars, kur ai ishte nisur nga Greqia për të ardhur në Fier.

Siç dëshmoi edhe ai, rreth orës 5.30, Goxhaj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Familjarët tregojnë se ka dëshmitarë që thonë se kanë parë një njeri rreth orës 6:30 të kërkoj ndihmë, pasi ishte hedhur në lumin Seman. Punonjës të serave aty pranë lumit kanë pohuar për familjarët se kishin parë një person që bërtiste, ndërsa kishin dalluar veç kokën.

Po bën 9 ditë dhe nuk kemi asnjë informacion. Kemi bërë denoncim në polici. Vuajmë për ta gjetur. Dëshmitarët thonë se është mbytur në lumë. Jemi mbledhur 40 veta, me 3 varka dhe po kërkojmë vet. Ne duam të gjejmë trupin e tij, nuk kërkojmë gjë tjetër. Ai nuk i ka rënë në qafë me njeri. S’jemi zënë me asnjë, ka qenë në Greqi 25 vite.”, tha djali i tij.

Goxhaj është nisur nga Greqia dhe ka mbërritur në Fier të mërkurën e 21 marsit por nuk është kthyer në shtëpinë e tij. Familjarët, pasi i afërmi i tyre nuk ka ardhur në shtëpi, fillimisht kanë pyetur në Agjencinë e autobusëve ku kanë mësuar se ai ka kaluar pikën kufitare me autobus në orën 15:25 të pasdites së 21 Marsit dhe ka mbërritur në 22 mars në Fier.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *