• |
ide | kryesore

(VIDEO) Avionët ushtarakë serbë pushtojnë sërish qiellin në Preshevë

Lajme, Të fundit



Edhe ditën e sotme, avionë ushtarakë serbë kanë fluturuar mbi Luginën e Preshevës, duke krijuar shqetësim tek banorët.

‘Indeksonline’ ka siguruar një video ku shihen avionët ushtaratë teksa fluturojnë mbi Preshevë.

Edhe ditën e mërkurë, avionët serbë janë parë mbi Luginën e Preshevës. Atë ditë, KFOR përmes një njoftimi ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim nga Serbia, duke shtuar se avionët ushtarakë serbë bënë manovra.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë shtuar që prej arrestimit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë Serbe, Marko Gjuriç. Ky i fundit u arrestua në Mitrovicën e Veriut nga forcat speciale kosovare pasi ishte futur pa leje në territorin e Kosovës. Gjuriç po merrte pjesë në një tubim të komunitetit serb atje. Ai u arrestua dhe u transportua në Prishtinë, ku pasi dha dëshminë e tij për disa minuta, u dërgua në kufi dhe u dorëzua tek autoritetet serbe.

Presidenti Aleksandër Vuçiç e dënoi ashpër arrestimin e Marko Gjuriç, duke i quajtur shqiptarët ‘terroristë’ që ndihmohen nga Perëndimi.



3 Comments

    1. me padrejtesi nje shekullore ndaj 15 milion shqiptare serbia e ne kujton se i frikson ,por serbin me lodrat qe ben te papergjegjshme duke friksuar popullzin e presheves ,sakush nuk e siguron serbin se avjonet nuk ja rrezojne ne ajr kotrabandistet e armeve ,esht mire te mos e ngejn tonin shum se mud ti rrezojne avionet dhe llogarin tja kerkojne vetes keshtu e shoh ceshtjen e padrejtesise e cila totalish ne karakteristikat e veta nuk ka siguri,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *