• |
ide | kryesore

Banorët e Kukësit protestojnë sot kundër taksës në Rrugën e Kombit

Lajme, Të fundit



Banorët e qarkut të Kukësit zhvillojnë sot protestën për të kundërshtuar taksën që duhet të paguajnë në Rrugën e Kombit. Qytetarë, përfaqësues të biznesit dhe këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike do të  bëhen bashkë në vendin ku paguhet tarifa e rrugës. Protesta pritet të nisë në orën 11:00. Organizatorët theksuan se protesta do të jetë paqësore dhe kërkesa është heqja e taksës. Ndërkohë kryeministri Rama është shprehur se banorët e Kukësit do të lehtësohen nga taksa, por jo se do të përjashtohen prej saj. Banorët thonë se me këtë taksë do të përkeqësohet gjendja e tyre ekonomike pasi  do të kemi rritje çmimesh. Kukësi është një prej qarqeve më të varfëra në vend, me rreth 6 mijë banorë që trajtohen me ndihmë ekonomike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *