• |
ide | kryesore

Arrestimi i 23 kuksianëve, qindra qytetarë para Drejtorisë së Policisë në Tiranë

Lajme, Të fundit



Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e të arrestuarve ditën e djeshme për protestën në rrugën e Kombit.
Familjarët e të arrestuarve nga Kukësi, të mbështetur edhe nga qytetarë të Tiranës që prej mbrëmjes së djeshme po protestojnë para Drejtorisë së Policisë për të kërkuar lirimin e tyre.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën para Drejtorisë së Policisë, ndërsa numri i pjesëmarrësve po vjen e rritet më shumë. 23 kuksianët u arrestuan gjatë mesnatës, pasi akuzohen nga prokuroria për shkatërrim të pronës private dhe për dhunë ndaj forcave të policisë. Edhe pse u arrestuan në Kukës, ata janë sjellë në Tiranë, për motive që ende nuk dihen pasi policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

Në një reagim të Avokatit të Popullit, bëhej e ditur, se policia ka shkelur proceduarat për arrestimin e tyre, ndërsa edhe trajtimi i tyre në komisariate në Tiranë, nuk ka qenë i mirë. Pakënaqësi ndaj policia ka pasur edhe nga familjarët e të arrestuarve, pasi sipas tyre, policia u shkuar në mesnatë në shtëpi duke u terrorizuar familjet.



2 Comments

  1. Aty duhet te rrijne , te qendrojne derisa te dale dhe protestuesi i fundit. Kjo qeveri i ka akuzuar per dhune, por nese ka nje bande qe dhunon vazhdimisht popullin eshte kryem me rrjetin e tij kriminal dhe oligark.

  2. Te dashur rrugace ne jemi me ju,kur te dilni nga biruca ti vini flaken cdo gjeje ,pot njoftoni avokatet me pare,nqs jeni homo just taken biruce e vecante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *