• |
ide | kryesore

Protesta në Kukës, priten edhe 12 arrestime të tjera, pas 23 protestuesve që ndodhen në Tiranë

Lajme



Prokuroria e Kukësit ka prerë 36 urdhëra ndalimi për protestuesit e Rrugës së Kombit. 24 nga to u ekzekutuan mëngjesin e së dielës, kurse 12 persona janë në kërkim.

Të gjithë të ndaluarit ndodhen në komisariatet e policisë së Tiranës me qëllim për të shmangur ndonjë incident midis policisë së Kukësit dhe banorëve.

Sipas prokurorisë ende asnjë dosje nuk ka shkuar në gjykatë, dhe gjithashtu i mbetet gjykatës të marre vendimin se në cilin rreth do të zhvillohet caktimi i masës së sigurisë.

Nga precedent i mëparshëm në Kukës gjatë vitit 2011, të ndaluarit gjate një proteste u dërguan për vlerësim masë në Dibër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *