• |
ide | kryesore

Autostrada Tiranë-Durrës do të rindërtohet nga e para, Gjiknuri: Investim 20-30 milionë euro

Lajme, Të fundit
tirane-durres.jpg



Autostrada Tiranë-Durrës do rindërtim nga e para per shkak te degradimit. Në një konferencë për median lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve, Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri deklaroi se bëhet fjalë për një vlerë investimi prej 20- 30 milionë euro, por që po bëhen studime. Vetëm për riveshjen e asfaltit do të harxhojmë 11 milionë euro, tha Gjiknuri.

Doni të shikoni një shembull të qartë të degradimit të një aseti kombëtar është rruga Tiranë-Durrës. Për shkak të mbipërdorimit, mosndërhyrjeve në kohë dhe që sot që flasim jemi në pikën që ajo rrugë do ndërhyrje në shtrat, në thellësi, pra do gati një rindërtim nga e para. Kemi marrë masat që të fillojmë këtë vit riveshjen e një shtrese të asfaltit por që ajo rrugë në terma afatgjatë të ketë qëndrueshmëri dhe të krthehet në një rrugë me standarte bëhet fjalë për vlera mbi 20-30 milion euro minimalisht por që po bëhet studimi për të. Vetëm për riveshjen do të harxhojmë 11 milion euro, për ta mbajtur disa vjet në parametra normalë. Nevoja për mirëmbajtjme prek dhe rrugët e reja për shkak të fenomeve të paparashikueshme.” – tha Gjiknuri.



2 Comments

  1. “Vetëm për riveshjen do të harxhojmë 11 milion euro, për ta mbajtur disa vjet në parametra normalë. ” O hajdute, o vemje, o plehra po pse kaq shume leke paskemi qe VETEM PER DISA VITE ti harxhon 11 milion euro pa tu skuqur fytyra fare? Bej plan dhe bej investime afatgjata per te pakten 20-30 vite mos te kesh nevoje te harxhosh dhjetera milione euro te tjera dhe jo te harxhosh 11 milion euro per disa riparime ,dhe me e keqja, per vetem disa vite, se pas disa vitesh, do harxhosh prape. Jeni ne vete ju maskarenje?

  2. Nje sqarim per komentuesit injorante:

    40.000 m x 18 m = 720.000 m katror
    11.000.000 : 720.000 = 153 euro/m katror
    Pra pa hyre ne hllesira kjo eshte nje kosto e justifikueshme. Kujtoj se eshte nje rruge me cilesi jashtezakonisht te dobet ndertimi.
    Pra afersisht 400.000 Euro per km.

    Le ti kthemi Lul kastravecit:

    60 km : 220.000.000 euro = 33.333.333 per km. rruge
    A e kupton o tifoz i Kamzes?
    33 milion e 333 mije e 333 Euro per km. rruge.

    Tani me thoni kujt duhet t’i skuqet fytyra!? Kush eshte jo vetem maskara por edhe hajdut!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *