• |
ide | kryesore

Ambasadat në bllok: “Nuk po negociojmë me Alibeajn e Gjiknurin për reformën zgjedhore”

Arkiva, Kryesore, Lajme
alibeaj gjiknuri reforma



Selitë më të rëndësishme diplomatike në Tiranë duket se kanë reaguar në bllok në mënyrë të koordinuar, për të përgënjeshtruar zërat se ato po negociojnë për të arritur një konsensus për reformën zgjedhore. Kjo pëshpërimë filloi të përhapet të hënën, kur papritmas u publikua një dokument që i ishte mbajtur i fshehtë publikut, me firmat e Damian Gjiknurit dhe Enkeleid Alibeajt, drejtuar OSBE- ODHIR, në emër të komisionit të reformës zgjedhore.

Dokumenti, përpos faktit se Alibeaj dhe Gjiknuri qenkëshin takuar larg syve të publikut, ngërthente në vetvete edhe një problem më të madh. Grupi parlamentar i PD-së në Kuvend, e konteston bashkëkryesimin e Alibeajt në komisionin e reformës zgjedhore si përfaqësues i opozitës dhe ka kërkuar prej kohësh riformatimin e tij. Por Alibeaj mbahet përdhunshëm në post, falë zvarritjeve dhe insistimit të socialistëve.

Të gjitha parashikimet janë që Rama kërkon t’i bëjë në mënyrë të njëanshme (njësoj si me opozitën fallco para zgjedhjeve të 2021) ndryshimet elektorale. Ai e bëri të ditur këtë edhe në një konferencë shtypi nga Shëngjini, kur pasi i bëri thirrje Bashës të zgjohet nga gjumi, tha se konsensusi nuk është detyrimisht i nevojshëm.

LEXO ME TEJ:

Ç’lojë po luan Basha me Ramën për zgjedhjet e ardhshme

Por partia e vulës e kishte lënë shtratin dhe e kishte filluar bashkëpunimin me PS-në, për të nisur një rrugë që lë jashtë opozitën reale të vendit. Kur u pyet nga gazetarët të hënën për dokumentin Gjiknuri- Alibeaj, Basha u detyrua të gënjente se kjo përçapje kishte pasur shtyrjen dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Në 16 janar, në një prononcim për mediat, Basha tha se PD “në bashkëpunim me aleatët strategjikë të Shqipërisë, ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”.

“Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjikë të Shqipërisë, ia kemi dalë të bindim palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”, deklaroi ai.

Por faktet tregojnë se nuk janë diplomatët perendimorë që kanë bindur Ramën, por ky i fundit që ka urdhëruar Lulin t’i shërbejë si alibi, për të bërë një ligj që i siguron atij fitoren. Pikërisht ndaj këtij manipulimi reaguan njëzëri selitë diplomatike në Tiranë. E para e nisi BE-ja: “Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve’, thuhet në reagim.

Kronika/ Të gjitha manipulimet, dredhitë dhe mashtrimet që çuan në ndryshimet e kodit

Pas delegacionit evropian foli edhe rruga e Elbasanit. “Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”, thuhej në reagimin amerikan.

Menjëherë pas tyre u shpreh edhe ambasada britanike: “Ndërsa nuk kemi ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje politike, ne vazhdojmë të nxisim dialogun reciprokisht respektues dhe kontruktiv në mirëbesim mes atyre që dëshirojnë ta përfaqësojnë popullin shqiptar. Kjo është në interesin kombëtar dhe gjithashtu vendimtare për besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe investimeve të huaja, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”.

Ndonëse duket se reagimet kanë marë shkas nga gënjeshtra e trashë e Bashës, ato janë edhe një kundërpërgjigje e zbehtë ndaj qëllimit të Ramës për të përsëritur fabulën e përcaktimit si do ai, i vetëm, i rregullave të lojës. Prandaj në tekstin e BE gjendej fjala “gjithëpërfshirëse” dhe në atë amerikan togfjalëshi “të gjitha partive”.

©Lapsi.al



29 Comments

  1. Po të mos qëndronte dhe protestonte opozita , ambarasoducët do vazhdonin të mbështetnin damianon e mecgonigalit dhe enkeled ngërçin e lul bravës . Kur mecgonigali ka marr valixhe me para , imagjino çkan marr këta ambasadorucët .Kan marr prona të paluajtshme andej nga bregdeti apo kushedi sa apartamente nëpër tiranë ! Se të majtët vetëm me blerje , me intriga e me kurthe merren , prandaj quhen “specialist”.

    1. Mirëpo në fakt OSBE sot takoi Alibeun dhe jo Bylykun.
      Si e spjegoni ju këtë?
      Hë Bushat, na bëj një koment!
      Them se kjo është një goditje për…… . Bashën?

  2. E ku eshte problemi ketu? Ata prape do vazhdojne me poshtersine e rradhes. Ambasadad dalin sa per te lare gojen ne publik se i japin drejtim me dyer te mbylluara

  3. Janë blerë apo jo ambasadat nuk e dimë. Që kanë qenë indiferente po !!!
    Që kanë qenë në lojë kundër Berishës po.
    Tani që po shohin që PD është e Berishën dhe po e vërtetojnë që këtu gjërat po shkojnë keq se Rama tanimë s’pyet per njeri lajnë gojën por që është diçka e vërtetë.
    I tremben dhe ndoshta një përplasjeje e fortë civile që ishte dhe për ata për atë indifencë,ndoshta e qëllimshëme!!!

  4. Berisha nuk ka arritur të zhvillojë dot asnjë takim ndërkombëtar edhe pse e konsideron vetën si kryetar të opozitës. Në dy vite , Berisha dhe Rithemelimi nuk ka takuar dot asnjë zyrtar amerikan, britanik apo europian. Madje, nuk ka arritur të takojë asnjë zyrtar dhe politikan të rajonit, qoftë edhe ndonjë lider të botës shqiptare. Me pak fjalë izolimi është aq i thëllë sa Berishën në këto dy vite nuk e ka takuar as ambasadori kosovar.O kari Gimi nuk e kane mohuar asnjehere qe nuk jane me non gradan e salihut.

    1. Takimin do e beje jot’eme me zezaket qe te sjell chingia e gjate nga afrika!!!
      Usht t’u qifte pragu me zezake e baglandeshas o voteshitese e shqyer nga te gjitha vrimat….

    2. O patronazhist 18:22. Atë fjalën që vetëm një gdhë si ty e shokët e ty e lëshojnë, mbajë për vete dhe fyte në prapanicën tënde. Akoma nostalgjik enverist. Njerëz pa din e iman jeni. Vetëm të ofendoni dhe shikoni t’i bëni keq atij që mendon ndryshe!!!
      Tipikë siç ishte babai juaj shpirtëror Enveri.
      Nuk keni dashur e nuk doni pluralizëm e demokraci veçse diktatura.
      Por prit se dardha e ka bishtin prapa.
      Përgatituni për kumandarin tuaj Rama se pas qafe e ka.
      Sinjalet i kanë ardhur. Nuk ka shpetim tjetër veçse në burg.

        1. Po ti o Kar i ores 21:23 ça do presesh topet e Boratit te gjate qe te ushqehesh mbas sufllaqemutit Hyyyyyt fare e kuqe spiunesh .

  5. “Në fakt , nuk është Basha ai që ka bindur Ramën për të filluar reformën zgjedhore, po është Rama që e ka urdhëruar ate që tja japë pushtetin në tavolinë”
    Kështu shprehet pak a shumë Lapsi, pa na e provuar me dokument këtë fakt.
    Që Basha është politikani që ka mosbesimin më të madh nga gjithë të tjerët për Ramën e ka bërë opozitën më radikale ndaj tij, ky po që është një fakt i ditur.
    Mesa mbaj mënd, në komisionin për reformën zgjedhore para zgjedhjeve të 2021, Basha si përfaqësues . të PD kishte vënë pikërisht nënkryetarin berishist Bylykbashi.
    Është FAKT që dihet nga të gjithë, që ky zotëria që e heq veten specialist në këtë fushë, nuk qe i zoti të detyronte Ramën për të respektuar rekomandimet e BE e ODIR.
    Është fakt gjithashtu që po ky zotëri e braktisi Bashën dhe ju bashkua “non gratës”
    Përse duheshka që PD legale të ketë përfaqësues në komisionin për zgjedhjet, nën kryetarin e një partie tjetër e jo ish nënkryetarin e saj ?
    A mos duheshka persekutuar Enkelejd Alibeaj përsëri si në kohën e Enverit e meqë komunistët kanë alergji për bejlerët, ajka e rilindjes patriotike shqiptare, tja përqeshim mbiemrin e tja bëjmë Ali-bej ?

  6. Po mor bythqire patronazhist ju tani e mbroni Lul Bythen se doni tjua japi proçesin e kom te zgjedhjeve si te kerkoje Gjinuri ofertat e Ramamutit qe ti fitoje zgjedhjet ne tavoline , kush na qenkerka Parti legale Luloshanka qe nuk ka asnje anetar qe kur ben mbledhje shkoni ju patronazhiste e rilindas simbas jush o Aleanca e Qelbesirave

    1. Qytetar. Po pse mor njeri. E ben harram voten.
      Po ti e ke votuar vet bashen.
      Dhe betoheshe per be e fe. Qe basha eshte njeriu i duhur per pd.
      Apo si ju pelqente ta therirsnit… O kryeministri i ardheshem.
      Kurse sot rrip me rrip.
      Shiko kush je vet. E cfar ke ber dikur.
      Pastaj fol e gjyko te tjeret.

      1. Po ty mor Kar qytetar i leshit harram e ke bere ti e vazhdon ta besh duke ja dhene Edvin kokeboles qe ju qin para e mbrapa nga e kuptove ti o i ditur qe un votova luloshanken e duke bere be e fe per sumaxhiun qe shiti veten ke Rama vetem e vetem qe ti mbyllte çeshtjen Muzin e saper ate qe se kush jam une e se çfare kam bere dikur kush je ti o bythqire tme tregosh mu se kush jam e se çfare kam bere kam shkerdhyer ato ça ke ne shpi e ne rrscen tate sto kam bere ,e do te marr ty leje o LGBT BURREKURVE…. Prandaj po ste pelqeu kshu siç them e mendoj une kalo rradhen me nje faqe tjeter ske pune se çfare mendoj e shkruaj Bythaxhi patronazhist.

    2. Mer shembull nga idhulli tënd Berisha se ai nuk përdor kurrë fjalë e sharrje banale rrugaçërore si ti , veç manisë për tju shtrembëruar mbiemrat atyre që i kishte miqtë më të afërm e tani i quan armiq.
      Sa për idiotësinë që më quan mua “patronazhist”, ke parë ndonjë patronazhist të Ramës që të jetë antikomunist apo antikanabist ?

  7. Demokracia matet me vote, por te ndereshme e jo kur u vidhet a blihet, kete ka bere e ben ky pushtet specialistesh, qe jane ne pushtet pa merite por me grabitje e mashtrim, andaj, edhe ne reformat gjoja qe kerkon te bejne djallezia, allishverishet jane brenda si ne rastin e vendosjes nga ish shtrember ambasadoria Kim, qe u be sic desh pushtuesi qe me doemos te fitonteRama, pra ka dhe keshtu.Dy fjale per beun, again, mbretin Rama ma vone.Perfaqesimi i tije si nenkryetar i komisionit eshte i jashtligjshem ne pikepamjet e demokracise.Aty e ka emeruar dhe e mba pushteti me lojen e manovrat ne parlamet.Ate duhet ta zgjedhe grupi me shumice vote e jo nje krye pa krytar, apo pa parti, por dhe ky, pra Luli vocerr in demokrat qe mbahet e shitet kryetar u pa se ku doli ne zgjedhjet e fundit, e si paterice e Rames, xhonglerizon me lojra politike qe si shkojne fare, te na shitet si kryetar, por ska krye.Anda kur ti thuash vehtes demokrat, hapi rrugen shumices, nese jo, ju grup mbeturine jeni jo me shume votues e perkrahes te se keqes te ketij vendi.

    1. Është disi më e ngatëruar kjo puna e “shumicës” apo “pakicës” që e cek zotrote.
      Për 48 vite rradhazi nga viti 1944 deri në vitin 1992, Partia e Punës që krijuan konunistët jugosllavë në Shqipëri, përbënte “shumicën absolute ” në zgjedhjet me rezultatet 99.99% por a mund ta quash ate një shumicë reale ?
      Ishte një shumicë fiktive e sajuar me dhunë kriminale policore e votime formale.
      Vladimir Putini ka disa dekada që nuk i shqitet udhëheqjes së Rusisë .
      A thua vërtetë e mban ate pushtet me shumicë reale votash ?
      Më keq akoma në Bjellorusi me Llukashenkon apo në Korenë e Veriut me “topçen” Kim Jung.
      A thua vërtetë se Rama ka realisht shumicën e votave në Shqipëri ?
      Asnjëherë nuk e ka pasur po e ka “fituar” me para të pista.
      A thua vërtetë Berisha ka realisht shumicën dërmuese në PD apo në opozitë ?
      Po masee si shembull historinë e turpëshme të sulmit të dhunshëm ndaj selisë së PD në 8 janarin e vitit të shkuar .
      Berisha pat deklaruar se do të vinte me 40 mijë militantët që e kishin “votuar” ate e do të “hidhnin me pekule në Lanë Bashën e të gjithë deputetët e mbledhur bë seli”
      Nga 40 mijë mezi u mblodhën disa qindra e nga këta vetëm një grup i vogël prej nja 20 militantësh nën komandën e gjeneral Flamur Nokës, sulmuan me dhunë për të shqyer dyertë e dritaret.
      Edhe më pak se ata po mblidhen në janar nën dritaren e banesës së Berishës në arrest shtëpiak në këto ditë të ftohta janari., duke thirrur “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.
      A është e vërtetë që gjithë Shqipëria e do Berishën kryeministër ?
      Sigurisht që jo, po sidoqoftë një pjesë e madhe e shqiptarëve ngaqë ju ka ardhur në majë të hundës çorba e prishur e Ramës, janë të gatshëm ti kthehen fasuleve të Berishës ama jo shumica siç pretendohet, se po të ishte kështu, rrugët e Tiranës do të mbusheshin me protestues për të kërkuar lirimin e tij, njëlloj siç bënë serbët në Begrad për liderin e tyre opozitar.
      Mandej liderin e opozitës serbe e mbështetën edhe qeveritë e vendeve demokratike, po nuk kemi dëgjuar që ndonjë lider të ndonjë vendi të huaj që të kërkojë lirimin e Berishës.
      Veç të kuptohemi,
      Me të gjitha problemet e herëshme të Berishës e veprimet e tashme në pleqëri, nëse do ta krahasonim me protretin e Ramës, Berisha do të dukej engjëll.

  8. Qoftë dipllomacia amerikane, ajo britanike e ajo e BE e kanë deklaruar e hapur dhe po e injorojnë farë Z.Berisha duke thënë se nuk do të njohim një opozitë të drejtuar nga “non grata”.
    Nuk dijmë që këto tre superfuqi demokratike, të kenë shpallur si person non grata Z.Basha/
    Ka pasur vërtetë ndonjë ministër të jashtëm , si socialisti Gabriel i Gjermanisë, që kërcënoi PD -në e drejtuar nga Basha, se “Gjermania do të njohë zhvillimin e zgjedhjeve njëpartiake në Shqipëri”, por qeveria Merkel u distancua me deklaratën e tij..
    Sigurisht që dipllomatët e vendeve demokratike perëndimore, nuk do të dalin e të thonë se po, ne po ndërhyjmë në zgjedhjet e një vendi të pamvarur si Shqipëria, pasi këtë e ndalojnë ligjet ndërkombëtare, ama nëse ata thonë që ne mbështesim një bashkëpunim të partive shqiptare me OSBE -ODIR, që janë institucione ndërkombëtare që meren me mbarvajtjen e normave demokratike në zgjedhjet, e këto organizma , ashtu si edhe qeveritë perëndimore nuk njohin Partinë e rithemelimit të drejtuar nga Berisha, po partinë legale të drejtuar nga Basha, është e marrëzishme që mediat shqiptare të deklarojnë paturpësisht që ambasadar e huaja po e “demaskojnë Lulin”.
    Nuk dijmë që ndonjë ambasador i perëndimit apo zyrtar i lartë i qeverive perëndimore të ketë takuar Berishën, ndërsa me Bashën kanë kontakte të rregullta.
    Tek e fundit, e quaj paradoksale që ne shqiptarët që vuajtëm për 46 vite nga izolimi i plotë me gjithë botën, të rikthejmë ate kohë.
    Ka vërtetë diçka që nuk shkon me pranimin e karagjozit kryeministër shqiptar Rama , si një partner shtetëror, ama në deklaratat e qeverive të BE, SHBA e BM , vazhdimisht është kritikuar qeverisja Rama për mungesë demokracie , korrupsion e kriminalitet.
    Pra perëndimi formalisht kontakton Ramën si një kryeministër i dalë nga zgjedhjet, por në të njejtën kohë me kritikat e vazhdueshme për qeverisjen e tij e shtyrjen për shumë vite të integrimit europian të Shqipërisë, ju thotë shqiptarëve se çdreqin keni që e votoni ate ?
    Së fundi, përse nuk kujtohen mediat shqiptare se ishte modeli i kryetarokracisë partiake që miratuan me marvëveshje të dyanëshme Berisha me Ramën, që i ka degjeneruar zgjedhjet në Shqipëri ?
    Si Rama, edhe Berisha , publikisht vazhdojnë të deklarojnë se nuk heqin dorë nga ai model i mbrapshtë.
    Reforma zgjedhore që të ketë përmirësime, duhet patjetër të fillojë me hedhjen poshtë të asaj marëveshje duke bërë edhe ndryshimet e duhura kushtetuese.
    Boll më me modelet autokratike që pjellin fetishizimin e kultit të individit, ky është çelësi i ndryshimit demokratik.

  9. Është e habitëshme dhe e pa kuptueshme fushata mediatike e inkuizicionit ndaj Bashës duke e quajtur ate padrejtësisht si “peng i Ramës” e sajuar nga Berisha dhe e mbështetur dinakërisht nga Rama.
    Në fakt lufta kundër tij nisi që në momentin kur Berisha dha dorheqjsn e ai i zgjodh kryetar i PD.
    Në çdo parti politike me largimin e një lideri e zgjedhjen e një lideri të ri , është normale që të ketë luftë për karrierën e shefit.
    Por do të shtroja pyetjen :
    Cili nga ministrat e të gjitha qeverive të tranzicionit ka pasur arritjet e Bashës ?
    Vlerësohet me të drejtë se qeveria Berisha në periudhën 2005-2009 pati suksese të mëdha.
    Cilat ishin këto suksese ?
    Lufta kundër bandave kriminale, përshpejtimi i proçesit të integrimit europian, antarësimi në NATO, pasaportat biometrike e dixhitalizimi i doganave që solli lëshimin e vizave të lëvizjes së lirë Shengen për shqiptarët pas rrerth 60 vite izolim, ndërtimi i Rrugës së kombit që lidhi Tiranën me Prishtinën për një kohë trefish më të shkurtër etj.
    Katër vitet e fundit qeveria Berisha bëri aleancë qeverisje me partinë e majtë LSI të Ilir Metës e në këto vite ra poshtë niveli i qeverisjes edhe për shkak të krizës botërore financiare.
    Arritjet i janë mveshur Berishës, por pse injorohet fakti se ka qenë Basha ministër në dikasteret përkatëse që kanë lidhje me këto suksese ?
    Ate kohë, cmirëzijtë “demokratë” përhapnin thashethemet , se paskej qenë Argita, bija e kryeministrit që e paskej promovuar Bashën në qeveri.
    Edhe sikur të jetë e vërtetë kjo, a thua e bija e doktorit paskej dashur të dëmtojë të atin duke përzgjedhur një politikan të pa aftë ?
    Merini të gjithë krerët e “rithemelimit” .
    Cili prej tyre gjatë qeverisjes së Berishës si kryeministër apo edhe para 1998-ës, ka pasur arritjet e Bashës në menazhimin e tre dikastereve të rëndësishme, ate të ministrive të mbrendëshme e të jashtëme apo të transportit ?
    Nëse Basha nuk arriti të bëhet kryeministër, kjo nuk erdhi nga pa aftësia e tij e humbja e votave , por se si kryeministër kidhte ardhur një killer i demokracisë e manipulimit të votave por edhe përplasjeve politike në BE e SHBA

  10. Ke harruar qe si karakter, te shet shpejt Servilizmi e komandimi i tij, apo grupacit qe ai ka mbas vehtes ndaj ish ambasadores se zezeKIM, ai filloi fushaten e spastrimeve Putininiane ne strukturat e organiken e PDse Zgjidhte e vendoste pa forume, listat per kryetare qarqesh, zonash, por dhe deputetesh vetem nga dora tije duhej te kalonin.Marevwshjet e mecefta me semundjen Rama ,kush e beri.Per punen si minister,,mos harroni se ajo ka qene epoka me e sukseseshme e qeverise Berisha ne te tera fushat.Mire qe nuk e thua se dhe presidentin e SH,B, A,se z, BUSH, e solli Basha.Ky, pra Basha u be, apo i hipi vetia ne qejfe, sa qe filloi te shkele e te tjetersoje statutin e saj.Deshtimet nuk ia bene anetaret e foltores, sepse kane punuar me ndershmeri e sinqeritet qe Basha te fitonte ne zgjedhje, por zgjidhja e tij ishte e gabuar.Te humbesh kater pale zgjedhjesh e te kekosh te jeshe perseri kryetat, kush parti e ka kete statut qe ta jep te drejten.Per krahasimet banale me Putin,Kim Jong,Lukashenko, as duhet ta thonit, sepse ne ato shtete nuk ka opozite, por tek ne ka e shume e forte, me 600,000 votues , por fuqia e dominimit te pushtetit dinak, e lufton opziten nga format me kriminale tejashteligjeshme . Persa i perket te ashtu quajtur ambasada,ambasadore qe kerkoni te nderhyjne, qe kane nderhyre kur ia kerkon koniuktura, me, apo te nxitur edhe ne interesa personale, duke shfrytezuar postin, ne kurriz te ndo nji partie,, por ketyre as qe duhet tua veme veshin, mbasi jeten, ekonomine, politiken e ka ne kurriz vete populli, e ai di qe ti riparoi me format e metodat e kohes.Ti largohemi servilizmit e tuteles se fuqive te medha, jemi vend e komb qe ket servilizma na kane humbur dinjitetin.Bollme, tha ai, na tha ai, duhet zgjidhja me SHQIPTARE, ATDHETARE.

  11. Në rrugë e sipër për të qenë vetvetja dhe për të mos qenë me asnjë, Gazi u shndërrua në gaztor tragjik.
    Në përpjekjen e tij sizifiane për t’i ngjarë Saliut, përfundoi duke i ngjarë Mulit.
    Tani flet papushim si ai, mendon pa mendim si ai, vepron me gjeste si ai, trashë zërin dhe bën si i fortë ngjashëm me të.

  12. Koment pushtash diversionist, puro bashibozukesh, kelyshe spiunesh.Me cfare mulliri tu mbushet mendja ju kalbwsira gjerizi te kuptoni se jemi nen pushtetin me te qelbur ne histori, mbasi bashkimi i qelbesirave, keto qelbesira solli e do sjelle.

    1. Suksesi me energjinë e rinovueshme, media italiane krahason Shqipërinë me Suedinë: Ka përmbushur direktivat e BE-së,ti shpellkari salihut shtrengoje mire serbin salih por fort mos e lesho,shko mbaji shishen per shurren qe ben salihu dhe mbaje si relike ne shtepi o shpellkar

  13. Ja, lexojeni kete idiotin, we ka fluturuar nga truri.Idiot, e thote Italia, po pse ata po na drejtojne ne qe e paskena plotesuar kushtet per energjine e rinovueshme, e njerezi e paguajne sa frengu pulen kv oren.Pranoje edhe kete, qe nese qenkemi pararoje ne energji, jemi me te vjedhurit nga pushteti.Populli asgje nuk ka fituar, perkundrazi po ia rendojne barren e jetese nga keto taksa te larta, sepse sipas teje idiot propagandistik, qenkemi baraz me Suedine, ah, ju marrofte zoti sa te varfer shpirterisht e menderisht ini.Per tu ardhe keq qe kemi njerez uloge qe hajne buken kot vetem me servilizem.Fatkeqesia tju kape kudo ju katile te enderrave te krimineleve qe u lane pas.Te poshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *