• |
ide | kryesore

E akuzuan për ndërhyrje estetike, Bella Hadid i kthen përgjigje

Paparazzi, Slider
Met Gala



Në ditët e sotme ndërhyrjet estetike janë kthyer në trend dhe nuk dimë më të dallojmë se çfarë është natyrale dhe çfarë jo. Kendall Jenner dhe Bella Hadid janë dy prej modeleve më të famshme dhe më të kërkuara të momentit, por pamja e tyre diskutohet shpesh nga fansat, nëse kanë kryer apo jo operacione plastike.Me një koment të tillë është përballur modelja Bella Hadid dhe nuk është menduar dy herë para se t`i përgjigjej. Një llogari fansash ka publikuar një foto të modeles, së bashku me një foto të mikes së saj Kendall Jenner, duke shtruar pyetjen: “Kendall apo Bella”? Një prej komentueseve kishte shkruar: “Të dyja janë fallco, në fillim kanë bërë hundën, pastaj buzët dhe mos të harrojmë mollëzat. Paratë mund t`ju japin një fytyrë të re, por asnjëherë një personalitet më të mirë, gjë për të cilën këto dy vajza kanë nevojë.”Bella i është përgjigjur menjëherë: “Sikur të mund të njihje personalitetin e njërës prej nesh. Bekime zemër! Xhelozia është një thirrje për ndihmë dhe do të doja shumë të të ndihmoja.”
Modelja ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, pas publikimit të këngës “Wasted time”, nga ish i dashuri i saj The Weeknd, pasi u përfol se kjo këngë i është kushtuar Bella-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *