• |
ide | kryesore

E rrethuar nga policia, del gjyqtarja që dha vendimin për kuksianët (FOTO)

Lajme, Të fundit



Gjyqtarja Alma Ahmeti ka dalë nga Gjykata e Tiranës pas nje seance maratonë dhe të tensionuar. Ajo mori vendimin për 23 kukësianët e arrestuar pas protestës te Rruga e Kombit. Sic shihet në fotot që sjell Lapsi.al gjyqtarja shoqërohet nga forca policie. Vendimi i saj i sotëm që la në ‘arrest me burg’ 11 prej të arrestuarve, ngjalli shumë zemërim dhe pakënaqësi tek protestuesit. Opozita e akuzoi Ahmetin si një gjyqtare të kapur nga Edi Rama. Ndërkohë ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka thënë se kjo gjyqtare duhet të jepte dorëheqje nga cështja pasi është në konflikt interesi. Bashkëshorti i saj tha, Erion Ahmeti, është kreu i policisë së qarkullimit rrugor në Tiranë. 

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *