• |
ide | kryesore

Dritan Goxhaj drejt Hagës, Gjykata e Tiranës i hap rrugë ekstradimit të tij

Arkiva, Lajme, Të fundit
dritan goxhaj arrestimi



Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e gjykatës speciale, për ekstradimin e Dritan Goxhajt. Gjyqtarja Alma Kolgjokaj ka vendosur ekstradimin e Gjoxhajt drejt Kosovës, i cili akuzohet për pengim të drejtësisë.

Vendimi është cilësuar si antikushtetues nga mbrojtja dhe se Kosova nuk ka sjellë prova shtesë.

Përpara seancës disa qytetarë protestuan përpara gjykatës duke kërkuar lirinë e ish ushtarakut.

Goxhaj u arrestua më 31 Korrik me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që e akuzon atë se ka intimiduar dëshmitarët në procesin kundër drejtuesve të UÇK-së për krime lufte, duke publikuar emrat e tyre.

Lexo më tej: Takimi i tretë mes Bardhit dhe grupit të Berishës në Kukës 



4 Comments

  1. “Akuze” pa pike lidhjeje e pa sens, per Dritan Goxhajn. Forca te erreta antishqiptare duan tjetersimin e imazhit te UCK, e per kete u duhet t’ia mbyllin gojen patriotit nga familja Goxhaj,e ku dihet kujt tjeter ne vazhdim. Edhe kjo Alma Kolgjokaj jam i sigurte qe po te donte mund te vendoste ndryshe,(qofte rdhe duke fitu kohe, do ishte nje fitore sado e vogel, kur rrethanat mund te ndryshojne neser pasneser) Nejse,uroj dhe jam i sigurte qe do kthehet i pafajshem, dmth i padenuar, se per te pafajshem e din i madh e i vogel qe ska faj,se ne fund te fundit liri fjale duhet te kemi, por po e marrin kot, me akuza fiktive,se ashtu duan.

    1. Po, krimi i vetem qe ka bere eshte se ka folur, ka dhene mendimin e tij. Dhe kur kjo nuk i pelqen “big brother-it”, quhet KRIM. Ja ketu kemi arritur, ca kishte me shume komunizmi?!

  2. Pse doli lexhenda ditë të shtunë e me kaq nxitim: E ka me mbledhjen e së premtes të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Po pse e ka lexhenda me mbledhjen:

    E para, sepse në mbledhje u bë publike që Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga kandidati i lexhendës, fitues në zgjedhjet e fundit vendore, bëka të njëjtën gjë të ububushme, për të cilën lexhenda akuzon të tjerët: paguan një më një, me firmë e me vulë detyrimet për inceneratorët!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *