• |
ide | kryesore

Haradinaj: Jam pro taksës në Rrugën e Kombit

Lajme, Të fundit



Ndërsa opozita në Kosovë është deklaruar kundër taksës në Rrugën e Kombit, kryeministri Ramush Haradinaj shprehet pro saj. Duke folur në një intervistë për Vizion Plus, Haradinaj është shprehur:

Kjo teme nuk është diskutuar ne mbledhjet e kaluara mes qeverive, jemi te interesuar qe ta diskutojmë, pa takse është e pamundur, duhet me u vendos per tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit. Ndodh ne gjithe boten. Ndoshta tek kalkulimi dhe komunikimi është pak problem. Ne ne te kaluarën kemi qene shume solidare, kemi dhene per ceshtje te ndryshme. Është dash me ju thënë kosovareve qe nga parja juaj qe jepni per kete takse per ate takse do te përmbyllet ajo rruge, janë pjese te tera qe kane mbet pa përfunduar. Njëkohësisht e zgjatin kohen. Është mire nje komunikim me i mire. Me ka ardhur keq nga skenat qe kam parë, duhet me pas kujdes, ju bej thirrje te përmbahen, duhet te kemi kujdes ne veprimet tona, është e dhimbshme kur shkaktojmë aq shume dem me qëllimin per te rregulluar diçka tjetër”, tha Haradinaj.

Më tej ai u shpreh se nuk ka ende një plan për vendosjen e taksës në anën tjetër të Rrugës së Kombit, e cila shtrihet në territorin e Kosovës.



4 Comments

  1. Ore 1 euro takse, sa pritet ta beni ne Kosove, eshte ne rregull por jo 5 euro. Kete po thote dhe ky me sa po kuptoj

  2. Ramushi nuk i ka problem 5 euro. Ka grabitur sa ka mundur ky dhe eshte be multi-milioner. Ky edhe rrogen do ta rrise se gjoja nuk ka leka per kemisha dhe kollare. Mjere ky milet ne Kosove dhe Shqiperi kush eshte duke na udhehequr.

  3. More qa jeni njerez injoranta e debila, po komentone ashtu si thote, ku tregon se nuk ka pas komunikim as per qmim as per asgje, takse do te kete por me te lire ama, ky eshte thelbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *