• |
ide | kryesore

Policia paralajmëron opozitën: Kush bllokon rrugët do përgjigjet

Lajme, Të fundit



Opozita ka lajmëruar një protestë paraditen e së enjtes duke njoftuar se do të bllokojë disa akse rrugore si pjesë e mosbindjes civile. Mbrëmjen e së mërkurës ka reaguar policia e shtetit me një deklaratë zyrtare.

Policia e shtetit thotë se nuk ka marrë asnjë njoftim ligjor për protestën dhe sipas saj, “mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve”.

“Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cenim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë.

Organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar, që mund të sjellë një protestë e organizuar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt në pika nevralgjike për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve” –thuhet ndër të tjera në deklaratën e policisë së shtetit.

“Policia e Shtetit u bën apel të gjithë qytetarëve të mos bien pre e një politike të angazhuar për të goditur ligjshmërinë dhe institucionet e vendit, duke dëmtuar interesat e njerëzve e të vetë vendit. Zhvillimi i një proteste të paligjshme mund të përdoret nga elementë me precedentë kriminalë dhe të nxitur a të paguar për të krijuar paqëndrueshmëri shoqërore” – thotë policia e shtetit.



5 Comments

  1. E bejne per te trembur efrikesuar protestuesit. Eshte metoda e zakoneshme e ketij pushteti per te larguar sa me shume protestues, qe pastaj te na thone si zakonisht,,,,,,300 protestues, ky eshte argumenti i gazetaritBAZE, si sejmen i qeverise. Populli do te protestoi nga i madh e i vogel sepseeshte mbushur kupa e durimit dhe e mashtrimit. Keta shtuan varferine, e vuajtjet, dhunen ndaj popullit. Pushteti i rilindasve deri ketu e pati fishin e mashtrimeve e genjeshtrave per ekonomine e drejtesine, andaj me cdo menyre e forme protestat duhet te jene me kerkesat ekonomike, e demokratike, ato qe pushteti egzistues as qe i ka menduar, por vetem ka mashtruar mbi to.

  2. E bejne per te trembur efrikesuar protestuesit. Eshte metoda e zakoneshme e ketij pushteti per te larguar sa me shume protestues, qe pastaj te na thone si zakonisht,,,,,,300 protestues, ky eshte argumenti i gazetaritBAZE, si sejmen i qeverise. Populli do te protestoi nga i madh e i vogel sepseeshte mbushur kupa e durimit dhe e mashtrimit. Keta shtuan varferine, e vuajtjet, dhunen ndaj popullit. Pushteti i rilindasve deri ketu e pati fishin e mashtrimeve e genjeshtrave per ekonomine e drejtesine, andaj me cdo menyre e forme protestat duhet te jene me kerkesat ekonomike, e demokratike, ato qe pushteti egzistues as qe i ka menduar, por vetem ka mashtruar mbi to.

  3. O idjota rruget nuk bllokohen kolllaj se ka ambulanca.zjarfikze spo ndjekje te veprave kriminale.apo ju plasi se kush eshye .rendesi kane mendja militante e pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *