• |
ide | kryesore

Skenat “hot” në klip, Enca tregon nga e mori frymëzimin

F1, Paparazzi



Së fundmi ajo është kritikuar mjaft për skenat sensuale në klipin “Dua”. Enca Haxhia e ftuar pasditen e sotme te “Rudina” foli rreth këtij projekti si dhe nga çfarë u frymëzua. Edhe pse mjaft i kritikuar, klipi ka arritur të grumbullojë brenda 24 orëve 1 milionë klikime ndërsa ditën e sotme shënon 5 milionë të tilla.
Në thelb kënga dhe klipi flasin për një dashuri të pamundur një romancë e cila nuk mund të finalizohet në dashuri. Por çfarë thotë Enca për këtë dashuri të pamundur dhe ku është bazuar për ta realizuar?
Këngëtarja shprehet se tenelovelat turke kanë qënë ato që e intriguan dhe e frymëzuan.“Unë jam frymëzuar nga telenovelat turke. Në fillim të vitit isha e sëmurë dhe gjatë kohës që qëndroja në shtëpi kam parë gjithë telenovelat në ekran. Fundi i klipit është frymëzuar pikërisht nga ato”.  Ndër të tjera ajo shprehet se kënga “Dua” nuk do të kishte kuptim pa ato lloj skenash “hot”.
“Nuk mund ta mendoj dot këngën pa klipin. Nisma ka qenë që do jetë një këngë dashurie për një dashuri pasionante por të pamundur. Më pas u shtuan gjithë komponentët e tjerë.”

Për sa i përket komenteve Enca ka diçka për të thënë.
“Klipi pati reagime të shumta dhe kishte njerëz që më falenderuan që ngrita zërin për një histori që kushdo mund ta përjetonte. Doja të një klip që njerëzit ta nxirrnin vet mesazhin dhe përfundimin.”

E pyetur për reagimin për veshjet e saj të hapura dhe pjesët e nxehta Enca u përgjigj se gjithçka ishte në funksion të fabulës së klipit. “Kam përshtypjen së gjëja që i ka bërë njerëzit të nevrikosur kanë qenë puthjet e vërteta, jo fallco, skenat e nxehta. Unë doja të realizoja një mini-klip që shpresoj t’ia kem arritur.”

Nuk mund të mos flitej edhe pwr personazhin kryesor tw kwtij klipi modeli italian Pierluigi Fracassi. “Doja ta zgjidhja vetë atë që do të ishte partneri im, duke qenë se e dija që klipi do kishte disa skena të nxehta. Bashkë me shoqet e mia i jemi futur kërkimit për ditë me radhë derisa e gjetëm Pierluiggin. Kur e kontaktova në fillim, ai e njihte mirë Shqipërinë dhe shprehu dëshirën e madhe për të ardhur e për ta vizituar vendin tonë.”

Pierluigi ishte kontaktuar nga programi dhe ai kishte dërguar një mesazh për Encën ku e falenderonte për mundësinë që i dha dhe madje duke e quajtur mbretëreshë. “Faleminderit për këtë mundësi. Faleminderit mbretërishë për mundësinë që më dhe. Puna e të gjithve ka arritur më shumë se 4 milion klikime.” Ai zbuloi edhe një sekret rreth bashkëpunimit me Encën duke treguar për momentin kur mori vesh për zkenat e nxehta. “Rreth tre orë para se të vija në Tiranë, kur isha në avion më erdhi njoftimi për skenat e nxehta dhe u pyeta nëse e kisha problem. Siç e keni parë, aty ka shumë skena të nxehta. Në verë do të kthehem sërish në Shqipëri. Faleminderit edhe një herë për mundësinë.”

“Skena hot ishte ndër skenat më të vëshita. Ishte dita e parë që takoja Pierluigin, isha me veshje shumë të ekspozuara dhe ndihesha në siklet. Ishin 40 veta staf aty dhe skena e puthjes ishte shumë e sikletshme. Falë Pierluigit dhe stafit ia arritëm.” – tregoi Enca për realizimin e skenave të nxehta.

Kënga “Dua” ka qenë në TOP 10 e këngëve më të dëgjuara në radio në shumë vende të botës dhe kjo, për Encën, është prova që kënga pëlqehet edhe për muzikën dhe jo vetëm për klipin.

Enca zbuloi gjithashtu se me kursime të saj ka blerë një shtëpi e cila ndodhet në një lagje private në kryeqytet. Ajo tregon se ky është dhe shpenzimi më i madh i saji deri tani dhe se kjo ka ardhur falë ndihmës së madhe që e ëma i ka dhënë me menaxhimin e mirë të të ardhurave të saj.



1 Comment

  1. Duke u bere putane e kaluar putanes grumbulloni lek oj lop e flliqur turibythe sec i duket vetja te q*fte derri nenen meqe paska “menaxhuar” po dreqin mbite ju o plehra te degjenerimit dhe varferimit te etikes dhe kultures shqipyare po ti dhe ato si puna jote sjeni tjetet vecse prostituta pttuuuu turp per ate babe qe te ka e ajo nene leshi qe te ka rrit koklope

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *