• |
ide | kryesore

Bota para një shpërthimi të madh. Trump kërcënon pas sulmit me armë kimike në Siri

Planet, Të fundit

Pas sulmit me armë kimike në Siri ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Ai e cilëson si mizori ngjarjen e rëndë, e cila i mori jetën dhjetra njerëzve gjatë fundjavës që shkoi. Trump gjithashtu u shpreh se ai do të marrë vendim në 24 ose 48 orët e ardhshme nëse do t’i ‘hakmerret’ ushtarakisht regjimit të Bashar Al Assadit, ashtu sic veproi vitin e kaluar.


“Ishte mizore. Kjo është e tmerrshme. Kjo ka të bëjë me njerëzimin dhe nuk mund të lejohet që të ndodhë. Nëse është Rusia, Siria, Irani, ose të gjithë së bashku, ne do ta zbulojmë këtë”, është shprehur Trump gjatë një mbledhje me kabinetin e tij.  Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i SHBA pas kësaj ngjarje. Regjimi i Bashar Al Assad vazhdon të mbijetojë prej 7 vitesh që nga nisja e konfliktit për shkak të mbështetjes që ka nga Moska.


©LAPSI.al 


1 Comment

  1. PO mire, ore mire po duhet pare edhe doraeIZRAELIT ne kete mes, sepse po shikojme bombardime te tyre, e mbase po na mbrohet edhe kjo.Ishalla nuk jam gabim, por diku e lexova e per sqarim meteper.Qofsha gabim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.