• |
ide | kryesore

Atentati në Tiranë/ Policia jep të dhëna për vrasjen e 28-vjeçarit

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka dhënë një informacion paraprak për vrasjen e një të riu në zonën e ish-Kinostudios mbrëmjen e së martës.
Policia thotë se rreth orës 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi Marjo Majollari, 28 vjeç.
“Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.
Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.
Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.
Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes” – thuhet në reagimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *