I shokuar ka dalë përpara medieve trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde pas humbjes nga Roma në “Oliumpico”.
Valverde tha se skuadra e tij është gjendur përballë një presioni të madh të verdhekuqve që në fillim të takimit.
“Ata bën presion tek ne nga minuta 1 deri në 90, ne nuk mund të luanim lojën tonë. Ata rrezikuan shumë në mesfushë, por ia dolën që me presingun e tyre t’ia dalin” – tha trajneri i katalanasve.
Roma eliminoi Barcelonën e cila konsiderohej favorite për ta fituar këtë ndeshje.