• |
ide | kryesore

Si u ekzekutua në atentat 28-vjeçari në Tiranë dhe pista ku po heton policia

Kryesore, Lajme



Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën mbrëmjen e së martës. Persona ende të paidentifikuar ekzekutuan me armë zjarri 28-vjeçarin Marjo Majollari në rrugën “Aleksandër Moisiu” në zonën e ish-Kinostudios shumë pranë dy komisariateve të policisë atij numër 4 dhe drejtorisë së policisë rrugore.

Nga burime në vendin e ngjarjes mësohet se i riu u qëllua me dy plumba nga shumë afër. Dyshohet se atentatori ka përdorur një armë me silenciator pasi kalimtarët nuk kanë dëgjuar të shtëna. të njëjtat burime i thanë lapsi.al se autorët janë larguar me një makinë nga vendi i ngjarjes. Ka edhe një pistë që po hetohet se ai u qëllua nga makina në lëvizje dhe autori nuk ka zbritur fare në rrugë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të cilat po ekzaminohen.

Në reagimin e saj paraprak policia e Tiranës tha se ngjarja ndodhi rreth orës 20.25 dhe se grupi hetimor po sekuestron e grumbullon çdo provë per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit. Përvec gëzhojave në vendngjarje po verifikohen kamerat e sigurisë në zonë.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli në zonë, si dhe në të gjitha rrugët lidhëse me vendin e ngjarjes. Hetimet janë marrë përsipër nga një grup i posaçëm me specialistë të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

“Policia ka shoqëruar dhe po vijon shoqërimin e disa shtetasve që mund të ndihmojnë me dëshmitë e tyre për zbardhjen e rrethanave te vrasjes” – thuhet në reagimin e policisë.

Lapsi.al mëson se dyshohet se atentati ndaj tij është bërë për hakmarrje, pasi para disa vitesh babai i viktimës Avni Majollari ka bërë një vrasje të dyfishtë në vitin 2000. Pas një konflikti me armë zjarri ai dyshohet se ka vrarë Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt. Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin të datës 11 janar 2001, e ka dënuar me “burgim të përjetshëm” Majollarin, për veprën penale të “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Gjatë momentit të kapjes, më 1 mars 2014, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku pas kontrollit të imtësishëm në banesës ju gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshëm fishekësh e municionesh. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *