• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Do t’ia nxijmë jetën Ramës, derisa t’u kërkojë shqiptarëve falje!

Lajme, Të fundit



Pas seancës së tensionuar në Kuvend, mospërjashtimit të Ramës nga seanca për fjalimin e tij vulgar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi se ‘ky ishte teatri i radhës, shëmtira e Gramoz Ruçit dhe e Edi Ramës” por se opozita është e vendosur ta detyrojë Ramën t’u kërkojë falje qytetarëve të tij me çdo kusht.

“Edi Rama është i pari person që duhet përjashtuar nga salla e Kuvendit. Besoj se ju e keni parë sot pafytyrësinë e Edi Ramës dhe të Gramoz Ruçit,që nuk përjashton Ditmir Bushatin që goditi opozitën, – tha Kryemadhi.- Do t’ia nxijmë jetën derisa t’u kërkojë shqiptarëve falje. Si gjithmonë frikacak, largohet nga përgjegjësitë e fëmijëve të vetë, nga përgjegjësia e familjes nga përgjegjësia e politikës. Ai njëri që s’do t’ia dijë për fëmijën e vet, do dika për shqiptarët.

Ta arrestojë Fatmir Xhafa tani që shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, se i fusin në burg shqiptarët për një rrip sigurimi, për një çati që duan të rregullojnë që po ju shembet dhe nuk fusin në burg, trafikantët, kriminelët.

Kanë arrestuar kuksianët, i kanë lënë në burg për atë që ai para një jave kërkoi falje. Por kuksianët e shkretë i mban në burg.

Kështu që kjo gjë është teatri i rradhës, shëmtira e Gramoz Ruçit dhe Edi Ramës. Unë nuk kam pasur ndonjë iluzion por për çdo shqiptar, për çdo socialist që beson se mund të ketë të ardhme me një njeri që ka probleme mendore kjo ja ku është. Nuk përjashtojnë Ditmir Bushatin, përjashtojnë Kejdi Mehmetin që e godasin përjashtojnë deputetë të tjerë por jo Ditmir Bushatin që e goditi”.



5 Comments

  1. E shikoni se sa lodhen te nderuarit deputete? Njera pale lodhe duke ia nxire jeten, pala tjeter lodhet duke iu nxire jeta… Pastaj njerezit ankohen per rritje taksash… Po ketyre iu duhet dhene gjak nga gjaku yne per t’i bere sa me te forte, parate nuk mjaftojne… Rrofte e qofte politika shqiptare

  2. Keto gjera ndodhin vetem ne vende ku mungon rrespekti dhe kultura, une jetoj prej 20 vjetesh ne perendim dhe keto lojra injorante nga pala e opozites si kam pare ndonjehere!!

    Qeveria vete e ka fajin, le te zbatoje ligjin per te mbajtur qetesi ne pune, ne shtet, dhe ne vendet publike. Populli edukohet nga njerzit me pozite, prandaj ata (politikanet) duhen te ndershkohen te paret.
    Indivitet e pa edukuar le te cohen ne vendin e edukimit.
    Shume thjeshte patriote 🙂

  3. Fjalor i nje kurve perverse qe perdorej ne regjimin e shkuar i cili u nxinte jeten kundershtareve te tij.
    Mjere,mjere ai komb se si po degradon me te tille brumi qe permban.

  4. Po pse qellimi ai eshte o Mona kepucarja? ne rast se po, ikni dhe lerini se nuk jeni per ate pune dhe jeni te shitur dhe te dhjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *