• |
ide | kryesore

Flet avokati i të ekzekutuarit me tre plumba, Mario Majollarit: Nuk ndihej i sigurt në situatën që gjendej

Lajme, Të fundit



I ndjerë në rrezik dhe i pambrojtur në vendin e tij, përballë të shkuarës që e përndiqte prej 18 vitesh, Mario Majollari, i riu 28-vjeçar, i cili ra pre e gjakmarrjes, tentoi për një periudhë të gjatë t’i jepte zgjidhje situatës ku ndodhej. Ai ishte i bindur se një ditë, hasmi i krijuar pikërisht prej dorës së babait të tij do të lante gjakun e derdhur vite më parë.

Ndoshta Suedia ishte mundësia e tij për të pasur një jetë të sigurt. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, avokati mbrojtës i të ndjerit, Maravgi Staifo, na tregon tentativat e shumta të Marios për të siguruar azil në Suedi. I tronditur nga lajmi, avokati shprehet se bordi i emigrimit e refuzoi kërkesën e Marios për azil me arsyetimin se të riut mund t’i sigurohej mbrojtje nga autoritetet shqiptare.

I riu e përshkroi situatën në Shqipëri dhe tregoi se nuk ishte e mundur të merrje mbrojtje, ndoshta për shkak të traditave të vjetra që mbart vendi si në rastin e gjakmarrjes. Ai u shpreh se nuk ndihej i sigurt në situatën që gjendej. Mendoj se bordi e dinte situatën në Shqipëri, por i thanë që duhet të përpiqej në çdo mënyrë që të merrte sigurinë në vendin e tij”, – tregoi avokati Maravgi Staifo.

Pas refuzimit të azilit, Mario u përpoq të qëndronte larg Shqipërisë duke shkuar në destinacione të ndryshme për të jetuar si Belgjikë, Gjermani apo Oman. 28-vjeçari kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer në vendit e tij dhe mbrëmjen e 10 prillit, pikërisht poshtë banesës ku jetonte me mamanë dhe të motrën, ai u qëllua me tri plumba dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *