• |
ide | kryesore

Akuzohet për vrasjen e biznesmenit Nikulaj/ Saraiva: Nuk kam dijeni për ngjarjen

Lajme, Të fundit
marok, Nikulajt



Shtetasi portugez Ruben Saraiva, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, ka dalë sot para gjykatës së Lezhës ku është njohur me masën ‘arrest me burg’.

Gjatë seancës ai nuk ka pranuar asgjë, duke thënë se nuk ka dijeni për ngjarjen. Avokati i tij ka deklaruar se portugezi ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk njeh asnjë person nga Shqipëria. Sipas tij, ai ndodhej në vendin tonë për pushime.

Kujtojmë se Nikulaj u ekzekutua më 19 prill teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Sakaq, Saraiva u ekstradua pak ditë më parë nga Maroku drejt Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *