• |
ide | kryesore

Berishës i ndalohet Kuvendi/ Avokati pas seancës: U shkelmua Kushtetuta

Arkiva, Lajme, Të fundit
Avokati



Avokati i Sali Berishës është shprehur se Apeli i GJKKO-së ka shkelur Kushtetutën me vendimin për të mos pranuar kërkesën e ish-kryeministrit për të shkuar në seancat plenare.

Lexo më tej: Kërkoi të merrte pjesë në Kuvend, Apeli rrëzon Berishën 

Përfaqësuesi ligjor i liderit demokrat u shpreh se Sali Berisha nuk mund të trajtohet mbi bazën e ligjit të të burgosurve apo të të arrestuarve siç thotë Gjykata, por nga Kushtetuta.

“Sot u vërtetua shkelja e Kushtetuta, shkelmimi i saj. Këta sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë, por me regji jo se kanë defekt në organ, kanë shkelur Kushtetutën sepse Berisha nuk është një punëmarrës që trajtohet mbi bazën e ligjit të të burgosurve apo të të arrestuarve siç thotë Gjykata, por trajtohet nga Kushtetuta.

Në asnjë pikë të vendimeve gjyqësore nuk përmendet ky rast. Kërkesa për dhënien e lejes ëpr Berishën për të vajtur në Kuvend është e pjesshme. Kërkesa jonë kryesore është lirimi i Berishës sepse nuk ka vepër penale, provë apo akuzë. Këta kanë vendosur trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë. Se sa do të durojnë është punë e tyre, kjo gjykata me vendimin largoi veten nga ligji”, u shpreh Gjokutaj.

Pyetjes nëse rrezikohet mandati i deputetit, ai iu përgjigj: “Berisha nuk mungon në Kuvend pa arsye. Nëse do të quhet arsye, çartja dhe lajthitja e kësaj gjykate në lidhje me çështjen e Berishës atëherë do të shikojmë se çfarë do të ndodhë”. 



5 Comments

  1. Partise demokratike nese i ka mbetur nje fije serioziteti duhet ti beje thirrje popullit

    opozitar qe ne mungese te perfaqesimit nga depudeti dhe kryetari i opozites te perfaqesohen

    vete ne parlaqment si ne lashtesine Greke. Nje popull i paperfaqesuar eshte nje popull i

    pushtuar.

    1. Shumë ide e mirë besoj, çdo ditë kur ka seancë parlamentare, jo vetëm zgjedhësit e Berishës, por të gjithë votuesit e PD në Tiranë të protestojnë para parlamentit për ndalimin e jashtëligjshëm të tij!

  2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Gjokutaj të mos flasë si politikan, por si jurist tju referohet ligjeve dhe neneve që ka shkelur gjykata, me gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë.

  3. Jo vetëm Gjokutaj po të gjith juristët , avoketër , prokuror , ish prokuror e gjykatës e ishgjykatës thonë ; në Strasburg Doktori e ka të fituar ! Thon dhe Beleri e ka të fituar ! Këtu del e qart çfar drejtësie ësht ! Nqse kjo “drejtësia e re “ do rrëzohet në strasburg , athere kemi drejtësi të kapur dhe të dirizhuar nga Rama droga ! Të gjitha këto që luhet këtu është ashiqare drejtësi politike ! E din të gjith gazetarët e prokurorisë që duan ti djegin mandatin Doktorit ! Do tja zgjasin seancat ; firmose nuk firmose , kemi njëçik punë nuk vijmë dot ! Dhe si përfundim pa asnjë fakt dhe pa asnjë akuzë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *