• |
ide | kryesore

Lezhë, sekuestrohen 2 pallate dhe truall për ndërtim, ishin me dokumente të falsifikuara

Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës sekuestroi sot dy pallate dhe një truall gati për ndërtim. Burime zyrtare thanë se gjatë hetimeve, që u bazua në urdhrin e prokurorisë, u zbulua se lejet e ndërtimit të këtyre pallateve kanë rezultuar të siguruara në kundërshtim me ligjin, të falsifikuara.

Pronat e sekuestruara:
– Një pallat 5 katësh dhe në proçes kati i fundit , me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 2000 m2.
– Një pallat 7 katësh dhe në proçes kati i fundit , me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 4712m2.

Sekuestroja e këtyre pasurive u bë pasi, nga vendimi penal i Gjykatës, lejet e ndërtimit të këtyre pallateve kanë rezultuar të siguruara në kundërshtim me ligjin, të fallsifikuara.



2 Comments

  1. Nuk e kuptoj se si mund te fallsifikohen lejet e ndertimit..

    Nje pallat nuk eshte shkrepse qe futet ne xhep.. Lezha nuk eshte 200 km2 , te gjithe njifen me njeri tjetrin.
    Atje maximumi 5 pallate ne vit ndertohen.. dhe ata te bashkise i dine shume mire se kush si nderton, kur dhe si eshte dhene leja e ndertimit. ..

    Le te thone tani ata te bashkise qe ‘ NUK E DINIM’ ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *