• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama nxjerr gënjeshtar Ben Ahmetajn në takimin me minatorët

Syri i Lapsit



Një prej pensionistëve minatorë, që mori pjesë në video-konferencën me Edi Ramën dhe dy ministrat, Arben Ahmetaj dhe Damina Gjiknuri, iu ankua kryeministrit për shumën qesharake me të cilën i rimbursoheshin ilaçet, vetëm 27 mijë lekë të vjetra.

Pensionisti tregoi sesi rropatej dyerve të gjykatave bashkë me të tjerë si duke kërkuar rimbursim të ilaçeve, kur Rama dëgjohet në transmetim live, që pyet Arben Ahmetajn “Si është e mundur kjo?”.

Në transmetim dëgjohet edhe përgjigjia e ministrit që bie shkurt: “Gënjen ai”.

I gjendur mes dy pohimeve të kundërta, Ramës iu desh të merrte një vendim të shpejtë dhe kryeministri zgjodhi të besojë minatorin e moshuar, duke nxjerrë gënjeshtar ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

“Unë të besoj ty” i tha kryeministri pensionistit. “Ju nuk keni arsye të gënjeni por është e pamundur ligjërisht të ndodhë” tha Rama, duke ia lënë fajin gjykatës administrative që e quajti “një çerdhe korrupsioni”.

Kuptohet se kryeministri e ka humbur besimin tek ministrat, që në këto raste  i përdor si figurantë.

VIDEO ME POSHTE

https://www.youtube.com/watch?v=i9AJwCuAKMs&feature=youtu.be



3 Comments

  1. Lajm eshte kur thuhet e verteta. Se sa per rena, keta te ngrejne ne ajer mengjes e darke, si ta duash. Jane ustallare, por qe po i del boja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *