• |
ide | kryesore

PD mbledh Këshillin Kombëtar për ndryshimet statutore, mungon Berisha (FOTO)

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Gjatë kësaj mbledhje është parashikuar të prezantohen ndryshimet statutore prej sekretarit të përgjithshëm, Arben Ristani. Në statut nuk është përfshirë propozimi i kritikëve për dorëheqjen e kryetarit dhe moskandidimin e tij në rast se humbet zgjedhjet. Arben Imami, një prej zërave kritikë me Bashën, kërkoi që të futet në rend të ditës edhe analiza e zgjedhjeve, por kjo kërkesë u rrëzua me votë. Bie në sy mungesa në mbledhje e ish-kryeministrit Sali Berisha.

©LAPSI.al 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *