• |
ide | kryesore

Ideja “gjeniale” e Ilir Beqajt: Taksa e TVSH të paguhet për çdo televizor në shtëpi!

Lajme, Të fundit



Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj, ka hapur një debat në Komisionin e Mediave që me gjasa do të nisë edhe nga Qeveria për ndryshimin e mënyrës së taksimit për kontributin që jep çdo qytetar për buxhetin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Deri më sot çdo familje paguan 100 lekë çdo muaj në faturën e dritave për RTSH-në, por për deputetin e PS-së kjo është e pamjaftueshme. Ilir Beqaj ka thënë se taksa në fjalë është për aparatet që përdor një familje dhe jo për të gjithë shërbimin.

Sipas tij, një familje që ka dy televizorë në shtëpi duhet të paguajë dy herë taksën për RTVSH-në. “Mesa di unë, ajo nuk është taksë për shërbimin, por është taksë për aparatin televiziv kur është vendosur. Pa dashur të futem në emra të përveçëm, një hotel me 40 dhoma duhet të paguajë 40 herë taksë sepse ka 40 aparate televizive. Një pikë bastesh sportive duhet të paguajë 20 taksa se ka 20 aparate televizive. Ka qenë 6 mijë lekë në vit, u bë 12 mijë lekë në vit. Ka qenë 5% komisioni që iu bë një favor CEZ-it atëherë, vajti në 10% të komisionit”, ka thënë dje Ilir Beqaj.

Por ky propozim për rritjen e taksës është kundërshtuar nga Fidel Ylli. “Po në shtëpi kur ke 7 televizorë, do paguash shtatë herë ti?! Do vijë ai të kontrollojë ty në shtëpi?!”, tha deputeti i PS-së, i habitur.

Por për Beqajn kjo duhet të jetë zgjidhja për të rritur buxhetin e RTSH-së. “Ajo është taksë aparati, jo taksë shërbimi. Po patjetër, ta kontrollon nga sinjali që çon”, ka thënë socialisti, shkruan Panorama.

Po në një linjë me Ilir Beqen ishte dhe kryetari i AMA-s, Gentian Salaj, i cili ka thënë se rritja e taksës për RTSH-në do mundësonte përmirësimin e cilësisë së 12 kanaleve. “Të mbash 12 kanale me të njëjtin buxhet dhe të jenë cilësore, kjo nuk është e mundur. Pasi mund të them që taksa në Shqipëri është 8.7 euro. Nuk ka vend që e ka poshtë 17 eurove. Mali Zi e ka taksën 17 euro, Maqedonia 37 euro, Serbia e ka taksën 30. Nëse duhet të kemi një operator publik të shëndetshëm, nuk e mbulon dot me atë buxhet”, ka thënë Salaj.



12 Comments

  1. Po keshtu eshte kur akoma nuk ka pare qelin beqaj per check up serbes do flasi do japi mend per ”aparatin e tv”, per mos te folur per ”taleniin ne krye te AMA” qe e coi top chanel aty dhe na tregojne peralla me mbret se se mire eshte te paguash me shume.

  2. Sikur kryetari i deputetit në fjalë të shkonte më shpesh në RTSH për të dhënë intervista, do të çonte aty edhe kohë televizive me thirrje tregtare (publicitet në nallbanisht). Ja që ai shkon andej nga Klani i tij dhe tek ndonjë mik gazetar. Gjithashtu nuk i dimë se nga i gjen paratë që paguan për ERTV-në dhe programet tij. Janë para publike?! Çfarë ligji i jep të drejtë kryeministrit të anashkalojë RTSH-në, të vetmin televizion që nuk kërkon leje pallatesh dhe marrëveshje të fshehta?
    Pastaj, i ndriçuari deputet, përse nuk thotë një fjalë për taksën që paguajnë bujqërit nëpër ara? Vetëm e vetëm se kanë një dritë në arë. Deri më sot OSHEE-ja i takson ata në bazë të marrëveshjes dhe jo nëse kanë tv apo jo në sera.

  3. hahahah, ide gjeniale, po nqs nuk e ndez televizorin nje muaj, pra praktikisht nuk marr sherbim jam i sigurte qe nuk do paguhet taksa, cope mishi

  4. Mire e ka, por mos Thomai ben nje banjo te re se eshte shume i fiksuar me to.
    I kujtojne kohet kur ishte ushtar dhe lante halet e kompanise apo halet e fakultetit.
    RTSH ka edhe nje variant te beje leke. Thomai mund te dale kamerier te Padami, e ben mire kête zanat, e ka mesuar ne Amerike.

  5. beqja po ju qin trut se bashku me ramen,pse jo ka gjet dele,derra,lop,krymba qenefi negjmije e skrraja muti kineze.

  6. O Beqe pse na lodh me parate qe do te na i maresh me taksa? Beje si shoku Enver, shtetezoi te gjithe ekonomine dhe ke para sa te duash per te vjedhur ti e raca juaj!

  7. Kete Thoman e njoh mire kudo ku ka qene ka deshtuar. Nuk i doli shkolla e mesme, beri ushtrine, e sollen ne fakultet si as gjoja i fabulave, erdhi nja 25 vjeç, nuk pordhi asnje fabul se hard diskun e kishte lene me leje ne ushtri dhe ishte bere si dinosaur, ca t’i benin pedagoget se u fut kandidat partie dhe u vinte turp ta ngelnin, ne ate kohe ishte kaq fanatik sa mund ta vriste tjetrin per fjalen e nderit, pastaj shkoi te Zeri i Popullit, aty i doli shansi se te vjetrit u tremben se filloi revolucioni, e falimentoi edhe ZP; shkoi te paradhoma e Ilir Metes!!!??? se Meta e kishte njeri te besuar (populli i mban mend te tera) iku edhe Meta, ;pastaj shkoi ne nje periferi te keqe, por te keqe fare te Detroitit, falimentoi edhe Detroiti. Ky eshte deshtim koke e kembe si shefi i madh, s’diti te rregullonte nje familje , do rregulloje vendin!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *