• |
ide | kryesore

Marko Gjuriç kërcënon serbët e Kosovës

Lajme, Të fundit



Sikurse para tre muajve kur krerët e Listës Serbe në Zubin Potok patën kërkuar nga serbët që të mos hyjnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe u kishte rekomanduar të gjithë atyre që janë pjesë e saj që të largohen, tani të njëjtën gjë e ka bërë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovës, Marko Gjuriç, ka kërkuar nga serbët e Kosovës që në asnjë mënyrë mos të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

Madje Gjuriq është kërcënuar se ata që bëhen pjesë e siç thotë ai Ushtrisë ilegale të Kosovës do të dënohet me 10 vjet burg. Gjuriç u ka thënë medieve në Beograd, ndërsa përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, se me Ligjin Penal të Serbisë, pjesëmarrja në formacione ushtarake ilegale dhe të huaj është e kundërligjshme dhe se dënimit shkojnë deri në 10 vjet burg. Ai ka shtuar se formimi i Ushtrisë së Kosovës në kundërshtim me Rezolutën 1244, me Marrëveshjen e Kumanovës dhe kundër shtetit të Serbisë, që ka për qellim stabilitetin.

Gjuriq ka përkujtuar se Lista Serbe që e kundërshton formimin e Ushtrisë në Kosovës ka mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. /Zeri



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *