• |
ide | kryesore

Analiza e gazetes Ta Nea/ Ku ngjan Tsiprasi me Ramën?

Kryesore, Lajme



Kryeministri grek nuk është më revolucionari i majtë që ndezi shpirtrat e trazuara të grekëve të cfilitur nga kriza. Vitet e gjata të pushtetit e kanë kthyer në një manovrator politik që po bën gjithçka për të mbijetuar në pushtet. Ndërkohë që sondazhet e fundit e nxjerrin kryeministrin e Syrizas 13 pikë mbrapa opozitarëve të Nea Demokracias, gazeta greke Ta Nea (version anglisht) i ka kushtuar një editorial shefit të ekzekutivit grek ku vë në dukje notat e autoritarizmit në rritje, kontrollit të mediave dhe të zbulimit të armiqve të brendëshëm. “Kushdo që nuk njeh sukseset e tyre (syrizas)nuk është thjeshtë një armik, por ai shënjestrohet, fyhet dhe keqtrajtohet publikisht me metoda të denja për rregjimet totalitare” shkruan e pëeditshmja greke e cila shton: “Ata përdorin të gjitha lloje të makinacioneve të errëta dhe kërcënimeve për të nënshtruar mediat, manipuluar botuesit dhe gazetarët. Ndërsa ata që nuk pranojnë të nënshtrohen, janë shpallur armiq që i prishin punë të ardhmes së kombit”.

Lexo me tej:

Sondazhi / Tsipras po rëshket drejt humbjes së pushtetit

“Kathimerini” zbulon arsyen e shtyrjes së vizitës së Tsipras në Tiranë

Ky koment i gazetës Ta nea u bë pasi të hënën, Aleksis Tsipras shpalli një “front të zi” të përbërë nga “gjithçka është e kalbur dhe e korruptuar në vend” ku bëjnë pjesë opozita dhe mediat.
Njësoj si Edi Rama i cili pasi i shpërthyen skandalet e para me drogën dhe korrupsionin, shpalli frontin e të keqes, sulmoi opozitën dhe mediat që punojnë kundër interesave të vendit, u mundua të agresojë, fyejë dhe zhvlerësoi çdokënd që i dilte kundër, po vepron sot edhe Aleksis Tsipras.

Me sa duket janë sindroma të fund pushtetit. Prandaj gazeta Ta Nea komenton: “Ata kultivojnë polarizimin, fyejnë pa pikë turpi dhe minojnë institucionet sepse është e vetmja gjë që dinë të bëjnë. Ata nuk mund të bindin më askënd, sepse kanë humbur prej kohësh kredon morale që përdorën për të ardhur në pushtet”.
©Lapsi.al

Lexo me tej:

Cipras, radikali që po shndërrohet në socialdemokrat

Cipras e “shiti” shpirtin për hir të pushtetit



3 Comments

  1. Tsipras dhe Rama jane dy kerrice qe kerkojne te mbahen ne politike duke pire siset e fishkur te gomarices Merkel

  2. Greqia barriera nr-1 anti Shqiperis per ne B-E.
    pastaj ngritet muri i barrieres nga mbretesha Sofia e spanies gruja e Juhan carlos dhe kolon ne france e shume shtete te evropes,anti Shqiperis dhe Kosoves.
    2.berriera fatale eshte shumica e populite me fe nuslimane,qw urrehet brutalisht nga evropa,usa e israeli si shef e shume politikave globale.
    dikush nuk e dijne,se istaeli e usa vendosin edhe per bashkimin evropian.
    Shefi e okb ne gjeneve eshte israelit e gati qdokund ne ball te oxhakut ne pleqni ne politika te botes.
    sot po te doje israeli e njef rumonia si shtet kosoven.
    sot po te doje vatikani i njofen 5 shtete te evropes kosoven.

  3. Harrova te shtojē,se gruja e juan carlosit mbretit te spanies dhe nena e filipe carlosit,tani mbret espagne eshte greke me martes te aranzhuar,çka urren brutalisht shqiptaret,nuk njofin kosoven shtet.qesin veto ne konference te bullgaris dhe bllokojn shume shtete ne njofje te kosoves.
    e gjitha linde dhe fuqizohet si politik anti shqiptare nga mbretresha sofia.
    e njofe spanien ma mire se kosoven dhe shqiperin,dhe jane i martuar ne spaniolle qe 18 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *