• |
ide | kryesore

“Kathimerini” zbulon arsyen e shtyrjes së vizitës së Tsipras në Tiranë

Lajme, Të fundit



Kryeministri grek Aleksis Tsipras shtyn për një afat të pacaktuar vizitën që do të mbante në muajin prill në vendin tonë me rastin e Pashkëve Ortodokse. Sipas asaj që shkruan e përditshmja greke Kathimerini, vizita e kreut të qeverisë greke është shtyrë dhe tashmë nuk ka asnjë datë për këtë.

Shkak sipas gazetës është bërë vështirësia në negociatat mes Athinës dhe Tiranës për kufirin detar dhe përcaktimin e zonës së lirë ekonomike.

Negociatat nisën zyrtarisht pas dhënies së plotfuqisë së grupit negociator shqiptar nga Presidenti Ilir Meta. Është konfirmuar ndërkohë një vizitë e shkurtër të enjten e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë përpara se ai të fluturojë drejt Vjenës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *