• |
ide | kryesore

FOTO&VIDEO/ Fushata e Veliajt për shfarosjen e qenve endacakë në Tiranë

Arkiva, Kryesore

Një fushatë spastrimi dhe vrasjesh të qenve endacakë po aplikohet në fshehtësi nga Bashkia e Tiranës gjatë muajit prill. Qytetarë të ndryshëm, dashamirës të kafshëve dhe ambjentalistë zbuluan një program të mirëfilltë të shfarosjes së kafshëve nga punëtorët e bashkisë.


Gjatë emisionit Stop në TvKlan, ambjentalisti Sazan Guri denoncoi me foto dhe video shfarosjen e pamëshirshme që po i bëhet qenve në klinikën në Kombinat, atë që Erion Veliaj reklamoi si vendin ku kafshët sterilizohen, vaksinohen dhe matrikulohen.


Por në vend të këtyre shërbimeve, që Veliaj njoftoi disa vite më parë, klinika funksionon si një krematorium për kafshët, një “Aushvic” i qenve siç e quajnë ndryshe ambjentalistët. Sepse në momentin që kafshët mbërrijnë në klinikë, i injektohet acid baterish për t’u eleminuar, tha në emision Sazan Guri.

Shfarosja e qenve është masive dhe nuk bëhet dallim nëse kafshët janë të matrikulluara apo jo. Trupat e kafshëve të ngordhur, pasi vriten, transportohen me kamion për në landfillin e Sharrës. Qytetarët që bënë denoncimin, sollën në Stop pamje të veterineres së klinikës, që ka pranë saj një qen të ngordhur dhe një qese të zezë.

Dy vite më parë, Erion Veliaj nisi një fushatë ndërgjegjësimi për mënyrën si duhet të kujdesen dhe të sillen qytetarët me qentë endacakë. Veliaj shkoi vetë në klinikën që sot e përdor për vrasjen e qenve dhe me një hipokrizi therëse, foli për të drejtat e kafshëve.

“Ne e dimë se kemi shumë njerëz që nuk i njohin kafshët e rrugës dhe mendojnë se janë të rrezikshme, ndërkohë që në pjesën më të madhe, ashtu siç e thanë dhe veterinerët, kafshët janë vetëm të frikësuara. Ne besojmë se në një qytet si Tirana ka vend për të gjithë; ka vend edhe për njerëzit, edhe për kafshët”, tha Veliaj në 3 Prill të vitit 2016, në Ditën Botërore të Kafshëve Endacake.

Në të njëjtën ditë, i rrethuar nga fëmijët, Veliaj promovoi klinikën e famshme të Kombinatit, aty ku sot zbatohet programi i shfarosjes së kafshëve.

Një prej aktivistëve fotografoi kufomat e qenve të ngordhur në landfill, që sillen nga Bashkia. Më poshtë mund të shihni emisionin e plotë të Stop dhe disa nga fotot e bëra në landfillin e Sharrës nga qytetarët.©Lapsi.al

 

 

15 Comments

  1. Qente e rruges jane problem madhor ne Tirane.
    Nuk e di se si funksionon kjo qender, por zonjat e zoterinjte ambientaliste duhet te vijne edhe me nje zgjidhje alternative.
    Ky eshte nje mashtrim i madh qe nuk jane te rrezikshem, se kur jane ne tufe bejne deme. Nuk ka nevoje te na e thote njeri ne teori kete, se e shohim me sy perdite.
    Keta te nderuarit ambientaliste vetem bertasin, por nuk vijne me nje propozim. Perpara te drejtave te kafsheve, vijne te drejtat e njerezve. Se nese demokracia per kafshet nenkupton qe te leshohen tufe rrugeve e te kafshojne femije, kly eshte rrezik dhe shkaterrim i cilesise se jetes se qytetareve.

  2. Sazan Guri a ishte Kandidat per deputet i PD ne berat ne zgjedhjet e kaluara?? Pse e quani “ambientalist”?? Thoni pjestar i PD. Se kshu hiqen si asnjanes vetem kur i sheh tek listat per deputet. Si ai Tipi Arian Galdini qe dilte e denonconte tek opinioni me mish e me shpirt shendetesine (a thua ti shendetesia u shkaterrua soit dhe dje e kishim per mrekulli) e hiqej si i pavarur, e kur i thane hajde tek PD te kontribuosh vullnetarish tha po pse pak kam kontribuar une qe te mos paguhem tani.

  3. nese kjo esht e vertete bravo i qofte se na mbyten qente ne cdo cep a thua se jane specie ne zhdukje me shum qen se njerez ne tiran

  4. Eshte e vetmja gje pozitive qe ka bere Lali Fiku. Qente e rruges jane rrezik madhor ne Tirane, te sulen ne tufa e nuk ke si ti frikesosh. “Ambjentalistet” po te duan te hapin nje qender me parate e tyre ku ti mbajne nese ju dhimbsen.

  5. Ore keni sy ne balle ju, i lexoni shkrimet apo ja fusni pordhes kot? Shikoni se po qelben qente e ngordhur e po behen vatra infeksioni? Erionke pederasi me keto rrezikon ti sjelle Tiranes ndonje epidemi e pastaj kendoni per “Lali Erin”

  6. shume qen po lehim me kete lajm,
    jane nga ata qe bejne jete qensh por nuk e kuptojne cfare qensh jane me pd apo me ps .
    turp te sillesh keshtu me ato qenie fisnike,
    mbeten rrugeve ne nje vend ku mbizoterojne qente me dy kembe.

  7. Dhe mos harroni qe dhjetera e qindra qen i sjellin me furgone e kamione mga Tirana ne hyrje te Elbasanit(Bradashesh) dhe i zbrazin aty per t’u dyndur ne Elbasan…

  8. Dikur ngjova nje histori fetare me nje vajze mekatare qe me shume gjasa nuk do ta fitonte kurr parajsen ose xhehnetin .Nje here asaj po i pijej shum uj prane saj ndodhej edhe nje kafsh e gjore e cila ishte akoma etur seaa vajza.edhe ne ate moment vajza ben nje gjest shume te dashur edhe i jep kafshes te pije para vetes e cila kishe pershkruar shum.rrug ne shkretetir edhe ishte gjithashtu shum e etur.E shikon i gjithe fuqishmi kete gjest edhe kenaqet shume .pa mase nga ajo qe shikon .Saqe per ate veprim vendos tja fal gjithe mekatet vajzes edhe ta coj ne xhehnet(Parajse)Gjithe jemi krijesa te zotit ndaj superioritetin qe fuqiploti na e ka besuar ne rraces njerzore mos ta perdorim per te shfarosur ne menyre makaber krijesat e tjera se nje dite do japim llogari…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu