• |
ide | kryesore

Rama për Reuters kërcënon BE-në: Mos na ktheni shpinën, rrezikohemi nga Rusia dhe radikalizmi islamik

Lajme, Të fundit



Pas intervistës në DË, kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters. Sipas tij mbyllja e një perspektive evropiane për Shqipërinë do të linte një boshllëk që Rusia apo radikalizmi islamik do të ishin gati ta shfrytëzonin është shprehur kryeministri shqiptar.

“Duke i mohuar Shqipërisë anëtarësimin një ditë në Bashkimin Europian, mund të ushqehet radikalizimi islamik në këtë shtet ballkanik, duke rrezikuar stabilitetin rajonal. Mos lini vend bosh që të mbushet nga shtetet e tjera. Statistikisht, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por unë do të thoja se feja kryesore në Shqipëri është Evropa. Pra të gjitha këto forca, janë praktikisht investitorët kryesorë në radikalizim nga kjo anë e Evropës. Prandaj i urrej”, është shprehur Rama. Për të ilustruar ndërhyrjen e forcave të jashtme, ai solli në vëmendje atë çfarë ndodhi në Malin e Zi, ku u tentua që nga Rusia të bëj një ‘puç’ shteti.

Kryeministri shqiptar ndodhet në Berlin, për të lobuar pro hapjes së negociatave me Bashkimin Europian në muajin qershor. Ai zhvilloi takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ndërsa një ditë më parë në kryeqytetin shqiptar ishte për vizitë Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.



6 Comments

  1. Ah–kryeminister -skizofren -nuk ta pordhi as -Merkeli-po me ate fytyre drogaxhiu do te hapi negociatat dhe me ata plehrat qe ke ne qeveri qe e kane mendjen vetem te rjepin kete popull.Po edhe mire ja beni ketij populli matuf se jane si delet qe e shesin menderen per nje thes miell .

  2. Karagjoz, per ca te vune “rilindasit mavi” ne maje te qeverise?? Per kete te vune sepse je trim dhe nuk e le shqiperine te rrezikohet. Por e verteta e hidhur eshte vetem nje SHQIPERIA RREZIKOHET VETEM NGA TY DHE NGA KASTA JOTE, dhe nese do ndodhe dicka ti do te mbahesh mend ne histori si kryeministri me i papergjegjshem, me karagjoz dhe me i lig. Sot per ty ka qene si ajo dita qe mesuesja i tha nxenesit “ULU 4” dhe po bone mo poca ta thyjne edhe noten ne sjellje e te perjashtojne fare nga shkolla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *