• |
ide | kryesore

Lobimi për negociatat, Rama çon në Francë dy ministra

Lajme, Të fundit



Dy ministra të kabinetit qeveritar ndodhen në Francë për një vizitë zyrtare, në kuadër të lobimit që Shqipëria ka nisur për çështjen e hapjes së negociatave. Bëhet fjalë për Fatmir Xhafajn dhe Etilda Gjonajn. Gjatë vizitës së tij në Paris, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është takuar me homologun e tij Francës, Gerard Collomb, ku mësohet se është folur për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, menaxhimin e kufijve dhe migracionit, por edhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

Nga ana e tij, ministri Xhafaj shprehu vlerësim të veçantë për inkurajimin e autoriteteve më të larta franceze në këtë drejtim dhe veçanërisht për vlerësimet pozitive të bëra publike nga ministri Collomb.

Gjithashtu, të dy ministrat ndanë mendime rreth procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht pas raportit të fundit të Komisionit Evropian i cili rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.



5 Comments

  1. Dy min me te sukseshëm ….. Me siguri i kane thirrir për zhbllokimin e Amadeusit qe nnuk pagu taksat prej 20 vitesh …….

  2. Pse me krijohet pershtypja se ky portal eshte per njerez , komentues, me nivel shume te ulet intelektual. Kur lexoj komentet e me siperme , pyes veten , pse nxjerrin zorret e barkut keta komentues kunder 2 ministrave qe kane shkuar ne france per te zgjidhur problemet qe egzistojne midis 2 vendeve ? Eshte e vertete e kemi probleme me disa shtete ne europe dhe keto probleme duhen zgjidhur bashkarisht me secilin vend.. Ne kete menyre i paraprijme nje pergjigjeje negative ne Qershor.

    Kam pershtypjen qe edhe nese cdo gje do te shkonte shume mire ne Shqiperi, keta komentues prap do te vjellin tere vrerin e trupit te tyre ne kete portal per qeverin dhe Ramen. Mbase e kane si aktivitetin kryesor per te kaluar kohen dhe nxjerrin frustrimin e tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *