• |
ide | kryesore

Nishani rrëfen takimin me Llallën pas kërkesës së Vlahutin për të arrestuar Berishën

Lajme, Të fundit

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka zbuluar bisedën me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla në lidhje me kërkesën për arrestimin e Sali Berishës nga ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin.

Në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report TV, Nishani pranoi që kishte dijeni për kërkesën për arrestimin e Berishës dhe konfirmoi se këtë informacion e ka pasur edhe nga burime të tjera përpos atij të Llallës.


“Po, është e saktë. Kam qenë unë që e kam vënë në dijeni Berishën. E kam pasur këtë informacion dhe nga burime të tjera. Llalla ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se gjatë një bisede, rreth një muaj apo dy pas bisedës, ku i ishte kërkuar nga Vlahutin pse nuk arrestohet Berisha. Sipas Llallës, prokuroria nuk mund të arrestojë njerëz për të cilët nuk ka prova dhe fakte.

Ishte një bisedë që më shqetësoi dhe nuk mund ta lija në heshtje, pasi bëhej fjalë për një bisedë tërësisht jashtë kontekstit që ka ambasadorja. Kërkova takim me Vlahutin, i shpreha shqetësimin që mora nga Llalla. Ajo e mohoi kategorikisht që të ketë bërë një bisedë të tillë me Llallën. Bëra takim tjetër me Llallën, e vura në dijeni që bisedën e ndava me Vlahutin dhe i thashë që ajo e mohon. Llalla i qëndroi edhe pas takimit të dytë” – u shpreh Nishani.

“Nuk ishte çështje fjalësh. Nuk ishte regjistruar biseda, por për mua ishte informacion që e merrja zyrtarisht dhe nuk mund ta neglizhoja. Ambasadorja e refuzoi kategorikisht. Më pas, e ndava shqetësimin me Berishën dhe pastaj nuk di si e ka ndjekur ai më pas” – tha Nishani.

8 Comments

  1. Prandaj duan ta hetojne dhe ta denojne -LLallen-se na e dashka -Koke-Kuqja-kete gje .Sa njerez do viktimizohen nga keta plehra qe jane akredituar si ambasadore dhe ambasadore ketu tek ne ..

    1. mafiozet para ligjot-qfare te beri berosha ty,te beri njeri nga lop stalini qe ishe,shot mao LUU ce duni,derr popoviqi etj ,nga kafsh ju beri njerz berisha.

  2. Qime kuqes do ia kete kerkuar narkotiku i qeverise, por qe mos ta bente vete pa prova perdori kete mashken e koruptuar, por nuk u eci sepse nuk egziston asnje fakt, kete ia ka thene vete BERISHA; mua ketu me keni, jam gati te ballafaqohem me ju shpifesa,,,,,. e keshtu lind pyetja’ Me cfare ligji, e drejtesie nje ambasador(re) kerkon arrestime pa patur ne dore faktet korruptuse. Ky eshte shteti tek ne punen e bejne te korruptuarit. E c;te presim nga keta?

  3. Si ka mundesi qe ka akoma si ju plehra qe mbroni keta kriminela te politikes? Si mund te ecet perpara me njerez qe vazhdojne te bejne tifozllek? INJORANTER!!!!!!!!!!!!!

  4. Ky Nishani, si kur ishte ne shkollen e bashkuar qe ishte gati ta mbronte bustin e enverit , dhe pastaj kur bashke me Berishen u bene antikomunistet me te medhenj, si edhe pse u be minister e president , ka mbetur amator dhe b lepires ne politike. E thote gjithe kete per te treguar besnikerine ndaj liderit dhe partise, sepse ky muhabet kaq vlere ka. Po ti o Bujar, kamarier ke qene.

  5. O ju njerez qe mbroni liderin me kaq pathos. Filloni e mendoni ndryshe. Shikoni jeten tuaj, familjen femijet. Paskemi patur zemer te madhe ne shqiptaret. Njehere mbanim ne zemer Enverin, pastaj Saliun, pastaj Fatosin, Edin Ilirin. Jane bere miliardier duke vjedhur kete popull, pasurite e tij dhe ne prape zihemi per ta. Eshte e tmerrshme vetem kur e mendon. Keta te gjithe, burgun e kane pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu