• |
ide | kryesore

Fatmir Xhafaj vazhdon paralajmëron krimin: Do t’ju godasim shumë shpejt!

Lajme, Të fundit



Pas deklaratës se “do t’ju nxijmë jetën kriminelëve” në Elbasan, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përsëritur një kërcënim tjetër ndaj kriminelëve, kësaj radhe në Korçë. Gjatë Forumit Qytetar për Siguri Publike, Xhafaj tha se shumë shpejt do të godasë grupet kriminale nëpërmjet operacionit “Forca e ligjit”.

“Krimi i organizuar cënon sigurinë kombëtare, pronën dhe jetën, cënon, pengon zhvillimin ekonomik, jetën sociale të shoqërisë edhe imazhin e vendit. Ne jemi fort të angazhuar. Kemi ndërmarrë një operacion shumë konkret, operacionin “Forca e Ligjit”. Kemi evidentuar grupet kriminale që veprojnë në territor, brenda dhe jashtë territorit të vendit. Kemi goditur një pjesë të tyre. Kemi një sërë hetimesh të rëndësishme me Task Forcat që janë në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit”, në bashkëpunim me Prokurorinë, për të goditur shumë shpejt një pjesë të këtyre grupeve kriminale”, u shpreh ministri Xhafaj.

Xhafaj foli edhe për vetingun në polici, me të cilin, sipas tij po spekulohet.

“Besimi tek polici është i rëndësishëm, se është besimi te shteti. Po a është ky një proces që e dëmton policinë? Jo, unë nuk besoj. Besoj fort që e ndihmon Policinë.

Pjesa tjetër që është folur për një ngarkesë etj., është e gjitha një spekulim. Është një spekulim i qëllimshëm. E para, sepse ne e kemi ndërtuar këtë proces që të jetë sa më i lehtë dhe i mbështetur nga pikëpamja e trajnimit, e asistencës. E dyta, sepse ne e kemi lehtësuar nga të gjitha llojet e detyrimeve që kanë për të mbledhur dokumente pa fund.

Këto Agjenci të rëndësishme ligjzbatuese si Policia, Prokuroria e Gjykata që jep drejtësi, nëse janë misione të ndershme e të afta profesionalisht, nuk korruptohen nga politika dhe zyrtarët e shtetit. Dhe kjo është pikërisht ajo që do çojë në pritshmërinë e lartë për t’u dhënë më pas ndëshkimin e duhur gjithë zyrtarëve që kanë abuzuar me pushtetin – ose siç i quani ndryshe ju me të drejtë ‘peshqit e mëdhenj’. Sepse që ‘peshku i madh” të përfundojë aty ku duhet, duhet të ketë rrjetë, dhe rrjeta janë Policia – Prokuroria – Gjykata. Pa këto të treja nuk është e mundur. Pasi nëse njëra prej tyre nuk funksionon, nuk funksionon i gjithë sistemi”, tha Xhafaj.

 

 



4 Comments

  1. kriminel me te madh se xhafa,ruqi,spartak braho,rama,sadri abazi,artur bushi,pjerdh e dhin ndreu,paulin sterk muti,tahiri,doshi nuk ka.keta duhet burg se bashku me nenat e tyre negjmije,anet etj.

  2. po pse nuk e keni goditur deri tani ose pse nuk po e godisni por vetem i paraljmeroni qe ose tju japin ndonje lek ose te largohen nga shqiperia pa u kapur

  3. Ky flet me gjuhen e viktimes qe kercenon me hakmarrje. ‘ju njohim, do ju arrestojme, drejtesia do vihet ne vend, etj’. Praktikisht riperserit te njejtat karrlleqet e qinezit Llu. Shteti heton, vepron dhe te arreston, nuk merret me deklarata boshe si keto te shokut Xhafa..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *