• |
ide | kryesore

“Në fund kalon gjithmonë Real Madrid”, por Bayern Munich del “me kokën lart”

F1, Kryesore, Sport



Në fund kalon gjithmonë Real Madrid. Ekipi i Zidane vuan çmendurisht, mbrohet me dhëmbë, përfundon i rrethuar, ulur, i frikësuar dhe nuk bën ndonjë lojë të madhe. Por gjithsesi arrin në finalen e tretë radhazi të Champions League, e katërta në 5 vjet.

Në Kiev më 26 maj do të përpiqen për të marrin në duart e tyre në Championsin e 13-ë, e treta radhazi, diçka që nuk shihej që nga viti 1976, kur bënte një tripletë Bayern i Beckenbauer. Zidane vazhdon serinë e tij të pacenuar: Në Ligën e Kampionëve nuk është eliminuar kurrë si trajner.

Bayern këtë të martë barazoi 2-2 në Bernabeu pa mundur dot të bëjë përmbysjen e rezultatit 2-1 të ndeshjes së parë në Mynih javën e kaluar. Një ndeshje e çmendur përsa u përket rasteve, golave, gabimeve, tensionit, patosit dhe tensionit.

Lexo edhe: VIDEO/ Gafë e rëndë e portierit të Bayern, Real kalon në avantazh

Njëlloj si një vit më parë. Tifozët gjermanë kanë sërish arsye të justifikohen pasi arbitri nuk akordoi 2 penallti të dukshme në favor të Bayern. Në dy sfida pati 7 gola dhe nuk arriti të shënojë asnjëri prej Ronaldo dhe Lewandowski.

Heronjtë e “los blancos” quhen Karim Benzema, njeriu që pëlqen të fishkëllehet dhe urrehet në Bernabeu dhe Keylor Navas, portieri që madrilenët duan ta largojnë pas 2 vitesh. Dy gola për francezin dhe një seri pritjesh për portierin, ku njëra e goditur nga Lewandowski ishte absolutisht e mrekullueshme.

Lexo edhe: VIDEO/ A iu mohuan 2 penallti Bayern Munchen nga arbitri?

Bayern mund të qajë gabimet e Tolisso dhe Ulreich që i dhuroi avantazhin Madrid. Heynckes largohet sërish nga Champions pasi në 2013-ën arriti tripletën, por këtë herë duhet të kënaqet me një “double”.

Bayern numëron tashmë 6 humbje në 6 sfidat e fundit me Real Madrid. Minutat e fundit të ndeshjes ishin pa rregull, por vetëm forcë dhe dëshirë për të triumfuar.

Lexo edhe: FOTO/ Yjet e Bayern Munich shpërthejnë në lot pas eliminimit nga Real Madrid

Bayern e mbyll me kokën ulur, por në fakt gjermanët bënë një ndeshje të bukur pavarësisht gabimeve dhe një super Keylor Navas. Real pret tashmë gjysmëfinalen tjetër mes Roma dhe Liverpool.

Ndërkohë në Bernabeu të gjithë janë në ekstazë: “Jemi mbret i Europës”. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Kot e keni, nuk ka per t’u eliminuar asnjehere. Nga shtate ose tete penallti qe duhej te jepesjin kunder Realit ne kater ndeshjet e fundit, nuk eshte dhen asnje. Eshte dhene vetem nje penallti shume e diskutueshme pro Realit. Edhe sikur spanjolle dhe tifoze te Realit te ishin arbitrat, nuk do mund te benin me shume. Kujtoni hungarezin qe arbitroi vitin e kaluar ndeshjen me Bajernin, kujtoni se si UEFA e fali Ramos i cili u zu me trajnerin e Juves, kujtoni se si Ramos ishte ne fushe kur duhej te ishte ne tribune, kujtoni sa e sa raste te tjera dhe do ta shihni se UEFA i ka projektuar Realin dhe Barcen si fituese te ChL per disa vite rrjesht,

  2. Ne se PSG apo M. City blejne lojtare, Reali M blen arbitra! Nje penallti skandaloze ne min. 93 kunder Juventus i shoqeruar me karton te kuq per Buffon(!), penallti e pa dhene per Bayern M ne Mynih, prap penallti e pa dhene mbreme ne Madrid. Reali ka blere Champions sepse kjo nuk eshte me Champions por nje tender i hapur kush paguan me teper per ta marre. Njefare Chakir turk qe pason njefare Kasai hungarez vjet (ka nje vit qe nuk i eshte pare boja) qe arbitrojne gjysem-finalet dhe favorizojne hapur e paturpesisht nje Real qe duan ta shtyjne ne nje bufonate qe vetem futboll nuk eshte.

  3. Champions League nuk shikohet me!
    Eshte bere bajat! Dikur luheshe futboll, tani ka hyre paraja kudo. Si ajo thika ne buken e ngrohte, thelle e me thelle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *