• |
ide | kryesore

FOTOT/ Sherri me grushta në bashkinë Gjirokastër, gjak në dyshemenë e zyrës ku ndodhi ngjarja

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ambientet e Bashkisë së Gjirokastrës, ku dy zyrtarë janë zënë me grushte.

Mësohet se topografi ka gjuajtur nënkryetarin e Bashkisë së qytetit të gurtë.

Aurel Lapaj, (nënkryetari) është sulmuar nga punonjësi i prefekturës së qytetit me detyrë topograf nga Shefqet Aliko.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, kryebashkiakja Zamira Rami dënoi ashpër sulmin, ndërsa e cilësoi këtë një ngjarje të rëndë.

Rami i bëri thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen në fjalë.

Fill pas ngjarjes, dy zyrtarët janë transportuar në spital, për t’ju nënshtruar kontrolleve mjekësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *