• |
ide | kryesore

Sherr në Shkodër/ Plagoset 24-vjeçari, arrestohet bashkëmoshatari

Lajme, Të fundit



Një sherr brutal është regjistruar gjatë ditës së sotme në Shkodër. Dy të rinj kanë debatuar për motive të dobëta. Më pas konflikti ka agravuar në përdorimin e dhunës fizike dhe mjeteve të forta. Një 23-vjeçar, banues në Vaun e Dejës, ra në pranga, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një 24-vjeçar dhe ka thyer xhamin e automjetit të tij.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një 23-vjeçar pasi ka goditur me sende të forta një 24-vjeçar dhe i ka thyer xhamin e automjetit. Gjithashtu, në zbatim të planit të masave në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin A. D., 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një 24-vjeçar dhe ka thyer xhamin e automjetit të tij.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *